Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen e fituesit për procedurën e cila do të zbatojë fazën e parë pilot të këtij plani që është kompania ADI Profesional (zotërues Adriatik Tarja) teksa oferta është 12 milionë lekë. Në dokumentet e procedurës specifikohen elementët që duhet të kenë parkimetri si dhe lidhja e tij me serverin çka do të bëjë të mundur pagesën në disa forma përfshirë atë me karta bankare.

Parkimetri sipas specifikimeve duhet të ketë një dizajn të thjeshtë dhe të lehtë, i cili përshtatet me çdo kontekst urban. Duhet të jetë e  dizenjuar që opsionalisht të zgjidhet ngjyra nga Autoriteti Kontraktor dhe të dallohet pamja midis trupit dhe panelit të përparmë.

Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një modul video.

Moduli i ekranit dhe prekjes duhet të ketë një ndërfaqe e plotë për shikimin dhe futjen e komandave për të gjitha funksionet dhe operacionet e zbatuara për përdoruesit dhe punëtorët e mirëmbajtjes. Ekrani me zonën e tij vizuale 7 inç, rezolucion të lartë dhe ndriçim të lartë të dritës së prapme (rregulluar automatikisht në bazë të dritës së ambientit) duhet të garantojë shikueshmëri të plotë në të gjitha kushtet me fleksibilitet të konsiderueshëm në sasinë e informacionit që do të shfaqet.

Tek te dhënat specifkkohen edhe mënyrat e pagesës që pranon parkimetri. Së pari grupi i pranimit të monedhave. Mbledhja paraprake e depozitës së monedhës përpara konfirmimit të pagesës (të pranojë mbi 30 copë monedha).

Pagesat elektronike POS dhe RIDF janë një tejtër opsion që duhet të ketë parkimetri.

“Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një sistem pagese elektronike EMV (Europay, Mastercard, Visa) dhe NFC (Near Field Communication) i cili lejon pagesat pa kontakt” thuhet në dokument.

Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një printer termik profesional, duhet të ketë një bateri që furnizohet nga panele fotovolatikë me energji  si dhe duhet të ketë disa specifika sa i takon kasaforttës.

Lexo edhe :  Euro në 'vend numëro', bie paundi; mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot

Në përfundim të procedurave të pagesës, pasi konfirmohet duke përdorur butonin përkatës të gjelbër, bileta e fiskalizuar e parkimit duhet të printohet me të gjitha informacionet e dobishme të cilat nisin nga logoja dhe emri i kompanisë deri tek QR Code i fiskalizimit.

Parkimetri duhet të ketë opsionet e hapura për të lejuar të menaxhohen tarifat ose pagesat përveç parkimit. Psh. në rast se duhet të jetë e nevojshme aksesi në struktura të tilla si muzetë, teatrot ose të menaxhoni hapjen e barrierave të sheshparkimeve të mbyllura, ose të lëshohet një biletë për transportin publik, parkimetri duhet të ketë opsionet për të printuar biletat e duhura, si dhe barkodin ose kodin QR dhe të lejojë pagesën nëpërmjet metodave të disponueshme (monedha, karta krediti, etj.)/K.K

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV