Adoleshentë me cigare elektronike, mjekët: Është shtuar konsumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumimi i cigareve elektronike ka shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, sidomos tek adoleshentët. Sipas specialistëve ky fenomen është kthyer në shqetësues, pasi përdorimi masivisht i tyre, mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin.

“Vape është krijuar si një alternativë më pak e dëmshme për cigaret e tjera, ato me nikotin që personi të largonte varësinë ndaj tyre, por nikotina e pranishme në këto cigare është e aftë të shkaktojë ose të mbajë varësinë që krijohet nga to, por me kalimin e kohës ka dëmtime të tjera që mund të shkaktojë. Këto dëmtime mund të jenë në disa pjesë të trupit, kryesisht në mushkëri, në sistemin imunitar, kardiovaskular. Jo vetëm kjo por edhe aromatizuesit që përfshihen këtu bëhen të rrezikshme në momentin që ato tymosen sepse kalojnë në mushkri dhe në gjithë trupin.” , shprehet mjekja toksikologe, Amarda Gashi.

Për të gjithë adoleshentët të cilët janë konsumues të vazhdueshëm të cigareve elektronike, bluzat e bardha japin disa këshilla.

Gjithmonë duhet të informohen për efektet, të pyesin sidomos prindërit, të këshillohen me mjekët sepse jo cdo gjë që është e re dhe ofrohet si e re dhe si mundësi e mirë është e mire, ende nuk ka kohë të mjaftueshme për ti provuar këto cigaret por duhet një 10 vjecar i tërë që të dalin efeket e vërteta negative të substancave.”

Sipas studimeve të fundit, më shumë se 30% e djemëve në gjimnaze dhe 15% e vajzave 15 vjecare janë konsumues të cigareve elektronike/kb

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV