Arben Malaj tregon debatin me Ramën për modernizimin e Partisë Socialiste: Ai donte që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Malaj, i ftuar në studion e “Off the Record”, tregoi debatin që ka bërë me kryeministrin Edi Rama për modernizimin e Partisë Socialiste.

“Unë kisha idenë që PS-ja duhej të demokratizohej përpara se të vinte në pushtet, ndërsa Rama kishte idenë që të vinim një herë në pushtet e më pas të demokratizohej. Kur sot diskutohet nga të gjithë se pse është thelluar pabarazia, një nga tezat është shpërbërja e sindikatave. Nuk ka më palë që negociojnë me njëra-tjetrën. Zakonisht, punëdhënësit nuk i duan sindikatat. Të kishte përfaqësues të PS dhe të thonë që sindikatat pengojnë ekonominë do të thotë që është fshirë ndarja mes të djathtës e të majtës”, shpjegoi Malaj.

“Është modeli i lidershipit që u krijua. Të gjithë kanë merakun e mbijetesës. Duke mos pasur një karrierë të mirëfilltë, duke mos ardhur nga Akademia e PS, ata e shikojnë fatin e tyre vetëm te lideri. Fushata që nisi në PS me ardhjen e Edi Ramës ishte ajo kundër “xhaketave të vjetra”. Në fakt, ne ishim rreth 50 vjeç, njerëz me integritet”, shtoi Malaj.

Anëtari i Partisë Socialiste foli edhe për atë që nuk shkon me Reformën në Drejtësi.

“SPAK nuk është zgjidhje shqiptare, por përshtatje e një programi për të pastruar drejtësinë nga korrupsioni. Janë 140 mijë dosje që presin, me 3 veta për familje janë 420 mijë persona në gjyq. Më e keqja është se aty ka probleme prone dhe pushimesh nga puna. Shqiptarët ikin jo vetëm për pagat, por nuk gjejnë respektin institucional dhe ligjor. Kemi probleme shumë të mprehta te administrata publike dhe të gjyqësori”, tha Arben Malaj. /E.T

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV