Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal këtë të diel (19 janar) në Cuneo, pranë Torinos në Itali, për t’iu shpjeguar shqiptarëve që jetojnë atje si të regjistrohen për të votuar më 11 Maj.

Balla ka qenë i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, pasi shumica e emigrantëve prezentë në këtë rajon janë shkodranë. Po në Itali, ditën e sotme (19 Janar), mbajtën tre takime edhe deputetë të PD-së.

Në fjalën e tij ministri Balla i bëri thirrje diasporës shqiptare që të regjistrohet në mënyrë që secili të japë votën për Shqipërinë në BE.

Duke përmendur faktin se gjatë takimeve ka vënë re se ka një informacion të reduktuar mbi këtë proces, ai pranoi faktin se shumë njerëz nuk e dinë që për të votuar duhet të regjistrohesh, apo që regjistrimi ka nisur dhe ka një afat që mbyllet më datë 4 mars.

Disa nga detajet ku Balla vuri theksin janë elementë të regjistrimit me të cilat po bëhen më shumë gabime gjatë procesit, ndaj iu bëri thirrje emigrantëve të kenë kujdes me regjistrimin e numrit të telefonit, secili familjar nga një numër të ndryshëm apo e-mail.

“Fjalëkalimi do një fjalë, një numër, një shenjë. Kujdes te numri personal që kërkohet është ai në kartën e identitetit ose pasaportën shqiptare. Jam i shqetësuar se deri tani 1 në 3 aplikime është refuzuar për shkak të këtyre gabimeve. Kur bëni foton nga pas s’duhet të keni shumë detaje apo njerëz, më mirë një sfond njëngjyrësh. Ne kemi qenë dorëlëshuar në përcaktimin në nenin 25 të Kodit Zgjedhor dhe kemi thënë çdo shtetas mund të votojë jashtë Shqipërisë dhe duhen dy dokumente për regjistrim, karta ID apo pasaporta shqiptare dhe dokumenti që vërteton arsyen përse ti je jashtë Shqipërisë ose je rezident në Itali dhe këtu mund të fotografoni kartën italiane por kujdes, foto duhet nga pjesa prapa që ka adresën, ose mund të jepni një dokument tjetër si qira, uji, drita etj., mjafton që aty të jetë adresa e shtëpisë ku do të vijë zarfi. Ndërsa për anëtarët e tjerë të familjes duhet të vini certifikatën familjare bashkë me dokumentin që mund të jetë në emër të kryefamiljarit,” sqaroi Balla në Cuneo.

Lexo edhe :  A ka ndryshuar qëndrimi për drejtësinë e re? Berisha: Vlerësoj çdo punonjës të SPAK

Sipas Ballës, qeveria do financojë qoftë dërgimin e fletës së votimit që e kemi në Kodin Zgjedhor, qoftë kthimin që do jetë me pullë të parapaguar dhe nuk ke nevojë të vendosësh emrin.

“Unë jam shumë krenar që kemi përzgjedhur një sistem që ndryshon nga ai i Italisë sepse kemi barazuar votën e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri me ata që janë jashtë. 2 milionë italianë zgjedhin vetëm 5 deputetë ndërsa shqiptarët votojnë njëlloj për të 140 deputetët, pra pesha e votës është njësoj, s’ka rëndësi ku jeton në Cuneo, Shkodër apo Milano”, shtoi ai.

Në fund ai u shpreh se “makina po ecën mirë dhe shoferi nuk duhet të ndërrohet”, duke e pasur fjalën për PS dhe kryeministrin Edi Rama.

“Unë mendoj që kur makina është duke ecur mirë kur je duke iu afruar destinacionit që duhet, nuk ndërrohet shoferi. Shqipëria sot është shumë pranë aspiratës historike 30-vjeçare për të qenë anëtare e BE. Marrëzi si 1997-a e kanë dëmtuar Shqipërinë dhe e vonuan këtë moment. Siç e mbajtëm fjalën për reformën në drejtësi, e mbajtëm dhe për votën e diasporës dhe mund të deklaroj se në çdo reformë PS ka pasur vetëm një kërkesë: ne duam votën e diasporës”, tha Balla

Duke iu drejtuar emigrantëve në sallë, pjesa dërrmuese nga Shkodra, Balla foli edhe për qeverisjen vendore të qytetit nga Partia Socialiste, duke promovuar turizmin. Në fund ai bëri thirrje për të votuar për Partinë Socialiste./E.T

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV