Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali.

Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi dhe deputeti demokrat Dashor Sula.

Në fjalën e tij, Noka, deklaroi se vota e diasporës ka një rëndësi kyçe për realizimin e rotacionit politik në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vetëm përmes saj mund të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë pas pasojave të qeverisjes së Edi Ramës.

Ndërkohë zoti Alizoti vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars.

 

 

Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë./e.t

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV