“Express”: Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit evropian me plazhe mahnitëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër në rritje turistësh britanikë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë çmimeve të lira, maleve dhe plazheve mahnitëse, shkruan Lauren O’Toole në të përditshmen britanike “Express”.

Një vend i bukur evropian – me plazhe mahnitëse dhe ku një birrë kushton vetëm 1,67 paund – po përjeton një rritje të turizmit.

Më shumë britanikë se kurrë më parë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë plazheve të saj të bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik – që rivalizojnë lehtësisht brigjet e një prej fqinjëve të saj, Greqisë – dhe maleve të thyera të Alpeve Shqiptare.

Pothuajse tre e katërta e territorit të Shqipërisë është malore, duke ofruar pamje mahnitëse për pushuesit – dhe duke rivalizuar malet e Zvicrës, Austrisë dhe Francës.

Me kodra dhe male që përqafojnë qytetin, Vlora është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

E njohur për shëtitoren e saj të gjatë me palma përgjatë bregdetit, Vlora ka ujërat më të pastra në Evropë.

Vendi malor është miqësor në buxhetin tuaj. Një vakt në darkë rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 paund për person në restorante – ndërsa ata që kërkojnë opsione më ekonomike mund të hanë pica të përgatitura në moment për me pak se 5 paund.

Në baret kryesore të Vlorës, birra kushton vetëm 2 paund, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet janë rreth 4 paund.

Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, populli shqiptar njihet per mikpritjen ndaj turistëve.

Disa banorë madje ofrojnë shtëpitë e tyre për të akomoduar pushuesit.

Turistët që duan të zhyten në historinë e vendit ballkanik mund të akomodohen në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për vetëm 6 paund në natë.

Lexo edhe :  'Tirana s'do tym e molotov', Arta Dade:Uroj që Veliaj të bëjë luftën ligjore deri në fund

Në Tiranë, hotelet me tre yje kushtojnë mesatarisht 42 paund në natë.

Shqipëria me siguri ka gjetur rrugën e saj në hartën turistike. Më shumë se 120 000 shtetas britanikë vizitojnë vendin ballkanik çdo vit.

Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 11,7 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej 15% nga viti 2023.

Kjo rritje e numrit të vizitorëve ka pasur një ndikim transformues në ekonomi, duke gjeneruar 3,8 miliardë euro të ardhura nga turizmi gjatë nëntë muajve të parë të 2024.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha:

“Konsolidimi i tregjeve të Europës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja, së bashku me rritjen e turizmit rajonal dhe rritjen e vizitorëve nga Azia dhe Amerika, tregojnë se vizioni ynë po bëhet realitet”, tha më herët ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Promovimi prestigjioz dhe përvojat pozitive të udhëtimit po ndërtojnë reputacionin e Shqipërisë vit pas viti.

Ju mund të udhëtoni në Shqipëri me një çmim më të përballueshëm se në Greqi dhe Itali, duke e bërë atë një alternativë të shkëlqyer kundrejt destinacioneve të shtrenjta të Mesdheut./kb

Të fundit

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Lajme të tjera

Web TV