Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Philadelphia, SHBA – Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit “World Heavyweight Title” për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan Torres në ndeshjen e zhvilluar në Philadelphia.

Prenga lëshoi “breshëri” grushtesh në drejtim të kundërshtarit dhe vetëm në raundin e dytë e hodhi rivalin në tapet me “K.O” për të fituar kështu ndeshjen e 17-të në karrierë.

Boksieri kuqezi prej kohësh është zhvendosur në SHBA dhe e vijon karrierën në këtë vend, teksa nderon Shqipërinë me sukseset e tij. Në 18 ndeshje që ka zhvilluar në ring, Prenga ka 17 fitore, të gjitha me “K.O” dhe vetëm një humbje.

Pas triumfit dhe titullit të siguruar 33-vjeçari nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa premton të tjera suksese.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë. Faleminderit të gjithë ju që ishit prezent që besoni tek mua dhe të gjithe ju që më keni ndjekur Live nëpër TV. Kemi akoma rrugë për të bërë, me shume punë e me kokën të fokusuar në stërvitje do vazhdoj t’ju bëj të gjithëve krenar. Shihemi shumë shpejt për ndeshjen tjetër”, thotë Prenga pas fitores./E.T

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV