Një rrëfim i shkurtër nga arka e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enver Robelli

Përveç këngëtare me jehonë globale, Dua Lipa është edhe lexuese e pasionuar. Ajo e mban dhe e mirëmban klubin digjital të leximit “Service95”.

Njëherë në muaj Dua Lipa përzgjedh një roman apo libër jofiksion dhe flet me autorin apo autoren. Në edicionin e fundit Dua Lipa ka biseduar me nobelisten polake Olga Tokarczuk mbi romanin e saj “Kënga e lakuriqëve të natës” (përkthim i titullit nga edicioni në gjermanisht).

Tokarczuk shkruan vepra të vëllimshme, shpesh ato kalojnë 1000 faqe. Duhet durim, duhet koncentrim për t’ia lexuar librat. Duket se Dua Lipa e ka këtë durim.

Në klubin e saj të librave kanë folur emra të njohur si George Saunders, Hernan Díaz dhe Patti Smith. Tani radha i erdhi Olga Tokarczukut, siç raporton gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ). “Asnjë intervistë nuk është klikuar aq shumë sa ajo mes Lipës dhe Tokarczuk”, shkruan FAZ.

Në njërën anë ylli i popmuzikës, me 100 milionë ndjekës në rrjetet sociale, në anën tjetër një shkrimtare polake që lufton diskriminimin dhe shkatërrimin e natyrës. Dua Lipa thotë se është kënaqësi të lexosh romanin e Tokarczuk si një roman kriminalistik, por ka edhe kaq shumë nivele të tjera: filozofi, shkencë, histori, gjeografi“. Entuziazmi i lexueseve dhe lexuesve është i garantuar. Këtë e tregojnë reagimet pas intervistës.

Të fundit

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

E shtuna nis me një ngjarje tragjike, një grua humb jetën në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Sipas mediave, një automjet tip “Benz” me...

Elsa Lila këngëtarja dinjitoze edhe në ditë të vështira

-Rreth librit “Mirë se erdhët në Rebibbia”- Nga Shpendi Topollaj Ndofta ishte në kulmin e lavdisë, plotësisht të merituar, kur mjetet e informimit në garë me...

Lajme të tjera

Web TV