Parashikohet rritje me 15% të çmimeve të apartamenteve, ja zonat që preken më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalet edhe gjatë 2025-s. Ndërtuesit presin të rrisin sërish çmimet e shitjes së apartamenteve. Shtrenjtim pronash pritet të ketë në zonat afër qendrës, Unazës së Vogël dhe Bulevardit të Ri në Tiranë.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, thotë se në kryeqytet, zonat ku do të ketë rritje të çmimeve do të jenë afër qendrës. “Në disa zona si brenda Unazës së Vogël, Bulevardi i Ri, ish-fusha e Aviacionit, çmimet kanë tendencë për rritje gjatë 2025-s”, thotë z. Harizi.

Rritje të ndjeshme të çmimeve sipas ndërtuesve parashikohet të ketë edhe në zonën e Bulevardit të Ri, për shkak të zhvillimit të shpejtë infrastrukturor që po njeh zona. Një nga zhvilluesit e një prej qendrave rezidenciale në këtë zonë konfirmon se nga janari 2025 do të rrisë çmimet e shitjes me 15% (nga 1,700 euro për metër katror çmimi do të arrijë në 2,000 euro për metër katror)./kb

Të fundit

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Lajme të tjera

Web TV