“Partizani” përkujton Panajot Panon: 15 vite pa legjendën e futbollit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19 janari është një ditë që është ngulitur thellë në memorien e tifozëve shqiptar, kryesisht të atyre të Partizanit. Kjo pasi 15 vite më parë është ndarë nga jeta legjenda e këtij klubi, Panajot Pano.

I ndjeri ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA, teksa la shumë gjurmë në futbollin shqiptarë. Në këtë ditë, klubi kryeqytetas ka kujtuar legjendën, me golat e tij që janë gdhendur thellë në historinë e kësaj skuadre.

“Panajot Pano/ 15 vite pa legjendën e Partizanit dhe futbollit shqiptar.

Sot mbushen 15 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville, Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si Legjenda e Futbollit shqiptar përgjatë karrierës së tij 18-vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanellën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano regjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA si dhe “Nderi i Kombit” dekoruar nga ish-Presidenti Republikës Bamir Topi në vitin 2009.

Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten ngaherë të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve e sportdashësve, dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozërisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar.

#PartizaninNukeNdërrojMeAsnjëEkipTjetërNëBotë???? #PanajotPano “, shkruhet në postimin e “Demave”./kb

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV