TRIUMPH/ Ekspozita e re e maestro Avni Delvinës në Piramidën e Tiranës 20–26 Janar 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 20 janar 2025, ndërsa Donald Trump bën betimin si President i Shteteve të Bashkuara, Tirana do të shënojë këtë rast historik me hapjen e TRIUMPH, një ekspozitë e fuqishme nga piktori i mirenjohur shqiptar Avni Delvina.

Ekspozita në Piramidën e Tiranës, shpalos vizionin artistik të Delvinës dhe portretizimin e tij dinamik të ndikimit politik dhe kulturor të Donald Trump.

Duke vazhduar nga 20 deri më 26 janar, “Triumph” ofron një udhëtim të gjallë përmes historisë amerikane dhe lidhjeve simbolike të saj me lirinë dhe lidershipin.

Delvina, një mbështetës i palëkundur i Presidentit te 47 te SHBA, përdor artin e tij për të eksploruar ndikimin e Trump në politikën globale dhe ndryshimet kulturore të epokës sonë. Ekspozita paraqet imazhe mbresëlënëse të ikonave si Mount Rushmore, Statuja e Lirisë dhe Ronald Reagan, së bashku me figura moderne si Elon Musk, Robert Kennedy Jr apo Ronald Reagan duke ndërthurur tregimin alegorik me perspektiva bashkëkohore.

 

 

Vendndodhja i shton vlerë të thellë simbolike kësaj ngjarjeje.

Piramida e Tiranës, e ndërtuar fillimisht në vitin 1988 si muze për të nderuar diktatorin komunist Enver Hoxha, tani shërben si një qendër kulturore dhe do të presë një ekspozitë për një president amerikan, dikur te cilesuar “armiq” dhe imazhet e te cileve vendoseshin tek tabelat qitjeve ne stervitjet ushtarake, sot shqiptaret jane populli me proamerikan ne bote.

Ceremonia e hapjes përkon qëllimisht me inaugurimin e Trump si Presidenti i 47 i SHBA, duke i dhënë ngjarjes një rëndësi të veçantë. Përmes sintezës unike të teknikave klasike dhe inovacionit modern nga Delvina, “Triumph” tejkalon kufijtë, duke treguar rolin transformues të artit si një urë mes kulturës, politikës dhe historisë.

Lexo edhe :  “Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Inagurimi i ekspozites eshte diten e hene ne 20 janar, ne oren 17.00.

Pergatites dhe ndihmes te eventit jane kuratoti piktori Niko Dhales, kritika artistike nga piktori Adrian Devolli dhe
organizator Dritan Kaba.

Triumph realizohet falë mbështetjes së Agikons, Kastrati, Albanian Courier & UPS dhe Nazione Futura./e.t

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV