Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit.

Të shtunën në mbrëmje zoti Trump ishte në klubin e tij të golfit në Stirling të Virxhinias, ku së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump panë një spektakël fishekzjarrësh.

Presidenti i zgjedhur fluturoi nga Palm Beach i Floridës të shtunën drejt Uashingtonit me një avion të Forcave Ajrore amerikane. Ai i tha rrjetit televiziv amerikan Abc se në fjalimin e tij të inaugurimit do të bënte thirrje për unitet, forcë dhe drejtësi.

Këtë të dielë, zoti Trump do të vendosë një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, shumë pranë Uashingtonit.

Ai do të mbajë gjithashtu edhe një takim me mbështetësit e tij në Uashington.

Ndërkohë punimet për skenën brenda Kapitolit ku do të mbahet betimi i zotit Trump, janë drejt fundit. Për shkak të temperaturave tejet të ulëta ceremonia e inaugurimit u zhvendos në ambiente të brendshme.

Nëse ceremonia do të mbahej jashtë tek platforma e ndërtuar në atë që njihet si krahu perëndimor i Kapitolit do të vendoseshin rreth 1 mijë persona.

Tashmë në ambientet e brendshme kjo shifër do të reduktohet në rreth 600 të ftuar, që do të thotë se një pjesë e të ftuarve nuk do të mund të marrin pjesë në ceremoni.

Hera e fundit që temperaturat e ftohta zhvendosën ceremoninë në ambiente të mbyllura ishte viti 1985, kur Ronald Reagan bëri betimin për mandatin e tij të dytë.

Pas betimit, presidenti zakonisht përshkon me limuzinën e tij një nga bulevardet kryesore të Uashingtoni e më pas ndalet duke ecur në këmbë e përshëndetur turmat e njerëzve, deri sa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë. /e.t

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV