Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion në Shtetet e Bashkuara kur të merrte detyrën të hënën.

Deklarata u bë pasi përdoruesit amerikanë njoftuan se ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit të aplikacionit në pronësi kineze. Megjithatë, vetë aplikacioni ‘TikTok’ nuk dukej se mund të përdorej menjëherë.

“Në marrëveshje me ata që ofrojnë shërbimet tona, TikTok është në proces të rikthimit në funksionim”, tha platforma e mediave sociale në një deklaratë. Ajo gjithashtu falënderoi zotin Trump për “ofrimin e qartësisë dhe garancisë së nevojshme për ata që ofrojnë shërbimet tona për mbi 170 milionë amerikanë se nuk do të përballen me ndonjë ndëshkim dhe që lejon mbi 7 milionë biznese të vogla të lulëzojnë”.

‘TikTok-u’ ndaloi së funksionuari për 170 milionë përdoruesit e tij amerikanë të shtunën në mbrëmje pak para se të hynte në fuqi ligji për mbylljen e tij, për arsye të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se nën kompaninë mëmë kineze ByteDance, ekzistonte rreziku që të dhënat e amerikanëve të keqpërdoreshin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të “zgjaste periudhën kohore përpara se ndalesat e përcaktuara nga ligji të hyjnë në fuqi, në mënyrë që ne të arrijmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”.

“Unë do të doja që Shtetet e Bashkuara të kenë mbi 50% pronësi”, shkroi ai në rrjetin social ‘Truth’.

Zoti Trump tha se urdhëri ekzekutiv i tij do të sqaronte se nuk do të kishte asnjë përgjegjësi për ndonjë kompani që ndihmoi TikTok-un të mos ndalonte së funksionuari, përpara urdhrit të tij.

Lexo edhe :  ‘Medalja Presidenciale e Meritave’, Osmani nderon me titull ish-Presidentin Bamir Topi

Presidenti i zgjedhur Trump kishte thënë më herët se sipas të gjitha gjasave do t’i jepte platformës së mediave sociale ‘TikTok’ afat 90-ditor nga ndalimi, pasi të merrte detyrën. ‘TikTok-u’ e përmendi këtë zotim të zotit Trump në njoftimin e publikuar për përdoruesit në aplikacion.

“Një ligj që ndalon TikTok-un është miratuar në Shtetet e Bashkuara. Për fat të keq, kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok-un për momentin. Jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer në funksionim TikTok-un, sapo të marrë detyrën”, thotë mesazhi që njoftoi përdoruesit e platformës së mediave sociale.

Edhe nëse është e përkohshme, mbyllja e paprecedentë e ‘TikTok-ut’ do të ketë një ndikim të gjerë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, politikën e Shteteve të Bashkuara, tregun e mediave sociale dhe miliona amerikanë që varen nga aplikacioni ekonomikisht dhe nga pikëpamja kulturore. /E.T

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV