Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin e tij: “Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”.

Duke përdorur platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, presidenti i 47-të i sapo inauguruar pushoi publikisht disa punonjës të lartë në një ndryshim të paprecedentë.

Në postim shkruhej: “Dita jonë e parë në Shtëpinë e Bardhë nuk ka përfunduar ende! Zyra ime e personelit presidencial është aktivisht në procesin e identifikimit dhe largimit të mbi një mijë të emëruarve presidencialë nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri madhështore.

Le të shërbejë ky si Njoftim Zyrtar i shkarkimit për këta 4 individë, me shumë të tjerë që vijnë së shpejti.

Jose Andres nga Këshilli i Presidentit për Sportin, Fitnesin dhe Ushqyerjen, Mark Milley nga Këshilli Këshillimor Kombëtar i Infrastrukturës, Brian Hook nga Qendra Wilson për Studiuesit dhe Keisha Lance Bottoms nga Këshilli i Eksportit të Presidentit – Ju jeni të pushuar!”.

Shkarkimi i gjeneralit Milley vjen pasi Joe Biden, 82 vjeç, përdori momentet e tij të fundit në Zyrën Ovale për t’i dhënë mbrojtje të plotë ish-kryetarit të shefave të përbashkët të shtabit, për të cilin Trump tha se meritonte të ekzekutohej.

Dhe Jose Andres, kuzhinieri pas World Central Kitchen, i cili furnizon ushqime në vazhdën e fatkeqësive natyrore, u pa duke punuar së bashku me Princin Harry dhe Meghan në fillim të këtij muaji gjatë zjarreve të LA.

Burimet kanë zbuluar se mes lëvizjes gjithëpërfshirëse për të riformuar trupin diplomatik amerikan, ekipi i tranzicionit i Trump thuhet se ka kërkuar dorëheqjen e mbi një duzinë diplomatëve të lartë të karrierës./kb

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV