Barcelona “e çmendur”/ Katalanasit realizojnë përmbysje në Champions

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë ende shumë të rinj, por tepër të rrezikshëm. Yjet e Barcelonës ndoshta nuk e kanë ende pjekurinë e duhur për të sfiduar një Real në kampionatin e dytë më të fortë në botë, por po shkëlqejnë fort në çdo drejtim tjetër.

Pak ditë pas fitores së jashtëzakonshme 5-2 ndaj madrilenëve në finalen e Superkupës së Spanjës, katalanasit arritën një tjetër sukses të madh dhe një kualifikim. Triumf 5-4 në Portugali ndaj Benfikës vendase, duke siguruar kalimin në të tetat e finaleve të Championsit.

Në një përballje vërtet të çmendur, “blaugranët” u ndodhën në humbje 1-3, pas tre golave të grekut Vangjelis Pavlidis për vendasit, por pastaj treguan gjithë karakterin. Robert Levandovski dhe Rafinja shënuan nga dy herë, polaku që të dy golat me penallti, ndërsa fitorja u sigurua në minutën e gjashtë shtesë.

Barça u paraqit padyshim shumë më mirë, të paktën ishte ajo që bëri lojën, me 22 gjuajtje gjithsej e 11 në kuadrat, dyfishin e Benfikës. Zotërimi i topit ishte në nivelin thuajse të pamenduar 75 për qind, por këtë herë stili I trajnerit Hansi Flik u duk më shumë si “tiki taka” sesa si sulmi i tij vertikal.

Gjithsesi, talenti në fushë ishte i madh me Pedrin e Gavin, me Rafinjën, Levandovskin dhe Laminë Jamalin. Në fund fare, golin e fitores e realizoi Erik Garsia, i cili hyri nga stoli, ashtu si Ferran Torres, Fermin Lopez apo De Jong. Trajneri Flik nxorri këtë përfundim.

“Gjëja më e rëndësishme është koha. Ne kemi nevojë për kohë që të arrijmë formën e duhur. Fitorja është e rëndësishme, dhe ajo na jep kohë që të vazhdojmë të punojmë, për t’u përmirësuar. Kjo fitore me përmbysje na ndihmon shumë në ditët e ardhshme për t’i përgatitur mirë ndeshjet. Është tepër e rëndësishme për lojtarët, për anën e tyre psikologjike që e arritëm këtë fitore. Po ashtu, që jemi në pjesën e sipërme të renditjes. Natyrisht pati gjëra që nuk më pëlqyen, por ne u treguam të fortë mendërisht dhe kjo më jep shpresë për ndeshjet e ardhshme”.

Lexo edhe :  Kaos përpara startit të derbit Partizani-Tirana, në “Arenën e Demave”, ndërhyn policia

“Delir”, titullon “El Mundo Deportivo”: Ndeshje e çmendur në “Da Luz”, Barça po humbte 2-4 në 68’, por shënoi tre gola!

“Prej të çmendurish, – është vlerësimi I të përditshmes “Sport”, gjithashtu në Katalonjë, – përmbysje e jashtëzakonshme e Barçës! Ekipi tregoi shpirtin dhe zemrën e kampionëve!”

Ky ishte rezultati i parë 4-5 në historinë e Championsit. Barcelona është në vend të dytë me 18 pikë, lënë pas vetëm nga Liverpuli me 21 pikë të plota./K.K

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV