Dashnor Sula mallkon ata që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Dashnor Sula, në “Debat” , sqaroi në detaje skemën që Partia Demokratike do të përdorë për të stimuluar bujqërit dhe blegtorët, për të mos e braktisur vendin dhe për të mos e lënë tokën djerrë.

Sipas tij, për të shpëtuar bujqësinë dhe për ta vendosur në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, duhen jo më shumë se 200 milionë euro fonde.

“Duhet minimum 150-200 milionë euro. Në një kohë që 40% të vendeve të punës e gjeneron fshati, në një kohë që mbi 40% të popullsisë e ke në fshat, në një kohë që 18% të GDP e jep fshati, në një kohë që ti e ke fshatin 0.2 të PPB. Nëse ne do të japim 200 milionë euro e ke të garantuar. Po ju kujtoj skemën e subvencionimit me 5 mijë lekë të bimëve të ullirit.

Shqipëria sot prodhon vaj ulliri pikërisht për shkak të stimulimit, sepse fshatari i shkretë po i dhe 5 lekë hedh dhe 10-20 të tjera aty, investon dhe i shërben. Ky është stimuli pra, jepi para. U bë viti i dytë që ke 0 lekë për bujqësinë dhe blegtorinë.

Pse të rrijë fshatari. Ai ikën tre muaj i shkreti punon muajt e verës atje në Siçili ose në Napoli. Muajt e tjerë vjel ullinj e bimë të tjera në Greqi. E thjeshtë stimuloje! Se shtëpinë e ka, tokën e ka, mos të ngelë djerrë”, tha Sula.

I vendosur përballë faktit se korrupsioni mund të bëjë që skema e PD për rilindjen e bujqësisë mund të dështojë, Sula zgjodhi t’i mallkonte të gjithë ata ligjvënës të majtë, apo të djathtë, që vjedhin fondet.

“Vjedhje pastaj, çdo qeveri e djathtë e majtë, haram e pastë kushdo qoftë. Kryeministër, ministër, qen, maskara…”, u shpreh deputeti demokrat.

Lexo edhe :  Shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes, jepet vendimi për Xhemal Lokën

Sula po ashtu, ngriti disa problematika shqetësuese, siç janë plakja e popullsisë dhe emigrimi masiv.

“Pas 2 apo 5 vjetëve do të jetë numri i pensionistëve më i madh se numri i të punësuarve, i krahut të punës.

Numri i vdekjeve ka kaluar lindjet. Programi i PD është se nuk ka nën 200 euro minimum jetik. Nuk do të ketë pagë minimale nën 500 euro. Pensioni do të jetë 240 euro”, tha më tej Sula./E.T

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV