I dhanë fund martesës 30-vjeçare, reagon për herë të parë gruaja e Pep Guardiolas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristina Serra, gruaja e Pep Guardiola-s, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga trajneri i Manchester City-t dhe ka thënë se ndihet shumë mirë. Ajo u pa duke shëtitur e vetme në Barcelonë, një javë pas daljes së lajmit për ndarjen e çiftit. Cristina dukej në humor të shkëlqyer dhe duke treguar një stil të veçantë, me këpucë të bardha dhe pantallona gri, ndërsa tha për gazetarët: “Perfecta, gracias” (Mirë, faleminderit) dhe “Gjithçka është në rregull.”

Kur u pyet për spekulimet rreth shkakut të ndarjes, ajo zgjodhi të heshtte. Disa ditë pas publikimit të lajmit, u tha se ndarja kishte lidhje me vendimin e Pep Guardiola-s për të qëndruar në Manchester dhe nënshkrimin e një kontrate dyvjeçare me klubin. Cristina kishte kaluar vitet e fundit mes Barcelonës dhe Londrës, ndërsa u rikthye në Barcelonë për t’iu përkushtuar biznesit.

Në mes të spekulimeve, gazetaret Lorena Vazquez dhe Laura Fa raportuan se ndarja erdhi pas një vendimi të Guardiola-s për të qëndruar dhe nënshkruar kontratën e re, ndërsa Cristina kishte menduar se ishte koha për të mbyllur marrëdhënien që kishte zgjatur 30 vjet./K.K

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV