Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026!/ PD: Qokë oligarkëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar do të bëjnë biznes pa taksa. Nisma ligjore e deputetit të PS, Blendi Klosi për të zgjatur me 2 vite afatin për përjashtimin e këtyre bizneseve nga tatimi mbi të ardhurat, u miratua nga Komisioni i Ekonomisë.

Për Klosin kjo zgjatje e afatit të këtij favorizimi zhvillon turizmin elitar pasi janë 11 brande të tjera globale që kanë aplikuar për investime në vend.

“Janë investime, hotele të reja që marrin përfitimin. Një investitor që lidhet me një brand, ai nuk mund të bëjë punime sipas qejfit, por çdo detaj e diskuton me brandin. Flasim për investime me minimumi 150-200 dhoma. Është vetëm një pjesë e sektorit që e përfiton, si mënyrë për të tërhequr sektorin drejt standardeve. Nga 11 subjekte që kanë përfituar këtë lehtësi, që janë investime të reja. Nga 11 që janë futur në Shqipëri, janë shtuar edhe 11 brande të tjera”, u shpreh Klosi.

Ndërsa për opozitën, ky favor është qoka e radhës për oligarkët në prag të zgjedhjeve.

“Ky është ligj special dhe me porosi, prek vetëm disa biznese. Ligji lidhet me qëllime elektorale. Ke një pakicë të favorizuar, dhe 95% e strukturave të tjera paguajnë të gjitha tatimet e ligjshme”, pohoi Tabaku.

“Është rasti tipik i qokës që i bëhet oligarkëve. Janë vetëm 11 hotele dhe shikoni kujt i bëhet qoka. Shikoni pronësinë e hotelit për të parë kujt i jepen këto para”, tha Edmond Spaho.

Por Klosi tha se përmes këtyre strukturave synohet turizmi i luksit.

“Është një politikë që synon që të thithë ajkën e brandeve botërore. Është një politikë për të zhvilluar turizmin e niveleve të larta, që synon rritjen e standardeve. Këto janë hotele të ndërtuara për turizmin e luksit”, tha Klosi.

Lexo edhe :  GJKKO i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Arjola Xoxa kthehet nga Roma

Ndërsa deputeti i PS-së Erion Braçe ka kërkuar të vihet në kontroll turizmi i apartamenteve, që nuk i shërbejnë turizmit por tregtisë së pronave.

“Jam kundër turizmit me Vila për tu shitur, që funksionojnë vetëm 15 ditë. Jam kundër politikës së turizmit ndërto për të shitur. Turizmi i apartamenteve për të shitur duhet të vihet në kontroll, Spanja 100% tatim për të huajt që blejnë në Spanjë, mbrojmë blerësit vendas që duan të blejnë shtëpi”, deklaroi Braçe.

Përjashtimi i investimeve me 4-5 yje me kontratë me ‘brandet’ ndërkombëtare u bë në vitin 2019, dhe këtë status special e kanë marrë 11 investime që janë bërë prej atij viti. Po ashtu këto biznese nga taksa e ndërtesës, taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe kanë TVSH të reduktuar prej 6%./E.T

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV