Trump do të heqë “non gratën” e Berishës? Ish-këshilltari i Trump zbulon detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë administratës së re të Trump, ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i hiqet masa “non grata”. Kështu u shpreh në një intervistë për një emision televiziv, ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton.

Gazetarja: Gjatë administratës Biden, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, tani lider i opozitës, Sali Berisha, u shpall “non grata”. A mendoni se administrata e re Trump mund ta anulojë këtë vendim?

John Bolton: Kjo është absolutisht e mundur. Administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden. Ky mund të jetë një prej tyre. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë.

Diplomati amerikan komentoi edhe investimet e dhëndrit të presidentit amerikan në ishullin e Sazanit duke u shprehur se nuk sheh asnjë problem në synimin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e investimeve të huaja.

Gazetarja: Kohët e fundit, në rajon kanë shpërthyer diskutime rreth investimeve të dhëndrit të Trump-it, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi. “The New York Times” ka sugjeruar se liderët e këtyre vendeve mund të jenë duke blerë ndikim tek administrata e re Trump. A shihni ndonjë lidhje këtu?

John Bolton: Nga sa kuptoj unë, politika e qeverive të këtyre vendeve është të tërheqin investime të huaja dhe shpresojnë që kjo të ndihmojë në rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Supozoj që po ndjekin ligjet e aplikueshme shqiptare. Nëse dikush ka informacione të kundërta, le t’i paraqesë. Por është e vështirë të thuhet që qeveria nuk po ndjek një politikë të qartë dhe të mençur për të tërhequr më shumë investime të huaja. Nëse kjo është e gjitha, nuk shoh përse mund të kundërshtohet./   S,M

Të fundit

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve....

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

E hamë rrallë, por është plot me vitamina! Ky është fruti më i shëndetshëm në botë

Kur përmendet ushqimi i shëndetshëm, shumë njerëz mendojnë menjëherë te frutat dhe perimet. Sipas studimeve, në krye të listës janë perimet, të cilat janë vërtetuar...

Lajme të tjera

Web TV