“Kolegji i Europës do të rrisë prestigjin e QS” Rama Do të bëhet një destinacion rajonal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytet Studentit, kryeministri Edi Rama, është shprehur se do ia rrisë prestigjin Kolegji i Europës dhe sipas tij, do të bëhet një i një kategorie tjetër në nivel rajonal.

Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në zonë.

 

 

Ndër të tjera Rama tha se në zonën e Qytet Studentit mund  të shohësh se Shqipëria ka plot probleme për të adresuar, por theksoi se gjithashtu tregon se tregon se është “vendi është pak vite, pak hapa nga hyrja me të drejta në BE”.

RamaKolegji i Europës do të rrisë prestigjin e Qytet Studentit. Do të bëhet destinacion i një kategorie tjetër në nivel rajonal. Nuk janë vetëm konviktet pjesë e planit të transformimit, por edhe një sërë godinash të tjera, që nga godina administrative, te godina që e studimit dhe leximit, ku do të bëjmë një bibliotekë të madhe. Pastaj është mensa e përbashkët. Godinat kanë edhe kuzhinat e përbashkëta.

Pastaj është godina tjetër e cila do të krijojë mundësi për aktivitete social kulturore dhe godina ku do të jetë pishina e parë olimpike e mbyllur.

Të gjitha këto nuk janë as dëshira, as fantazi, janë projekte të cilat janë edhe financime të dedikuara që presin për tu vënë në dispozicion të realizimit të tyre.

Qyteti Studenti, nga pikëpamja fizike, e ka mishëruar transformimin e shtetit tonë, e të gjithë aspekteve të jetës sonë gjatë gjithë këtyre viteve.

Kjo zonë ka mëshiruar fizikisht që gjitha dhimbjet e një tranzicioni që kemi lënë pas. Mund të shohësh se Shqipëria ka plot probleme për të adresuar, por tregon se është vendi pak vite, pak hapa nga hyrja me të drejta në BE.

Në këtë qytet mund të shohësh fizikisht edhe si është ndërtuar dhe është e jetueshme e nesërmja dhe si e shkuara vazhdon të jetë e pranishme nga një sërë objektesh, shëmtirash që duhen adresuar.

Këto shëmti janë edhe në pjesën institucionale të vendit, në mosmbarëvajtje, korrupsion dhe të gjitha gjërat që ne i kemi adresuar si askush tjetër.

Njësoj si do të jetë ky qytet, i tëri si një destinacion që nuk do lërë hijen e së shkuarës, kështu do të ketë dhe vendi ynë në kohën kur do ti bëjmë dhe këto pak hapa, kur nuk do të jemi thjesht një vend në Europës, por i Europës së bashkuar./k.k

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV