Pritshmëritë për Aeroportin e Tiranës në vitin 2025/ Sa fluturime do të arrijë Rinasi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ka qenë e shpejtë dhe bashkë me rimëkëmbjen pas pandemisë është parë edhe një zhvillim rrënjësor në shumë aspekte, siç janë zgjerimi i kapaciteteve apo shtimi i linjave të reja.

Sipas shifrave të analizuara më herët nga “Scan Intel”, Aeroporti i Tiranës u rendit ndër aeroportet me rritjen me të lartë në Europë, krahasuar me periudhën para pandemisë, por edhe me periudhat më të afërta.

Viti 2025 duket se do të vijojë të shijojë suksesin që la pas viti 2024 dhe po jep sinjale të qarta se do të jetë një vit edhe më i mirë turistik. Projeksionet e “Scan Intel” flasin për një shifër prej rreth 82 mijë fluturimesh që pritet të ketë ky vit.

Por si është arritur në këtë shifër?

“Scan Intel” ka bërë një përllogaritje të thjeshtë bazuar në të dhënat e INSTAT mbi katër vitet e kaluara, ose periudhën pas pandemisë, për të parë tendencën e numrit të fluturimeve dhe për të bërë një parashikim nisur nga kjo tendencë.

Në vitin 2024, numri i fluturimeve në vendin tonë regjistrohej në rreth 69 mijë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 34%, krahasuar me një vit më parë, ose rreth 17 mijë më shumë.

Në vitin 2021, 2022 dhe 2023 numri i fluturimeve vlerësohej në 26 mijë, 39 mijë dhe 51 mijë respektivisht.

Pra, në një periudhë katër vjeçare duket se numri i fluturimeve ka shënuar një rritje me përafërsisht 14 mijë fluturime, nëse marrim mesataren. Ndërkohë, rritja në vlerë absolute nga viti 2021 deri në vitin 2023 ka qenë konsante me rreth 12 mijë fluturime.

Lexo edhe :  Kandidaturat për Avokatin e Popullit, PD propozon emrin e Besim Ndregjonit

Nëse marrim të mirëqenë rritjen mesatare prej 14 mijë fluturimesh, mund të themi se vitin që vjen numri i fluturimeve mund të arrijë në rreth 82 mijë.

Por çfarë mund të parashikohet nëse ky trend do të vijojë me të njëjtin ritëm në vitet në vijim?

Atëherë mund të dilet në konkluzionin se në 5 vitet e ardhshme numri mund të kalojë shifrën e 100 mijë fluturimeve. Por sigurisht një rritje kaq e shpejtë do të sjellë nevojën për zgjerim të mëtejshëm të kapaciteve, të investimeve dhe një përmirësim të inflastrukturës.

Parashikimet/ Sa fluturime dhe pasagjerë do të arrijë Rinasi?

Nëse bëjmë të njëjtin ushtrim me numrin e pasagjerëve në linja ajore mund të shohim se si lëvizin shifrat dhe sa pasagjerë mund të projektohen për vitin aktual.

Që nga viti 2021 dhe deri në vitin 2024, numi i pasagjerëve që kanë udhëtuar në linja ajore është rritur mesatarisht me 2.5 milionë. Nëse marrim në konsideratë këtë shifër, në vitin 2025 numri i pasagjerëve mund të arrijë në 13.5 milionë.

Parashikimet/ Sa fluturime dhe pasagjerë do të arrijë Rinasi?

S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV