Rama: “Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e kritikon për qëndrimet e tij ndaj opozitës.

Rama thotë se me opozitën rrallë merret, ndërsa e akuzon se “që tre vaktet në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara”.

Ai e cilëson si kënetë, që hedh baltë ndaj Shqipërisë, teksa nuk lë pa komentuar edhe partitë e reja.

Kur një buf i stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, ditë e natë, i rroka nisën shqiptarët. Për dreq, ajo kënetë ka krijuar edhe ca pellgje opozitash të reja, që nuk kanë asgjë të re, përveç moshës së pronarëve të tyre, që të gjithë imitojnë bufin stërplak”, shprehet Rama.

Kreu i qeverisë dha dy arsyet e tij se pse asgjë nuk ndryshon, edhe nëse votohet.

“Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese”, u shpreh Rama.

Komenti: “Më vjen keq, por vetëm fakti sesi shpreheni për opozitën, nuk meritoni atë vend e atë popull”.

Rama: Ja, këtu, mirëmëngjes nga Partia Socialiste. E bukur kjo! Unë flas një herë në tre muaj, tre fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje sa nuk meritokam të udhëheq atë vend dhe atë popull, siç shkruani ju nga jashtë.

Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora? Ma thoni dot? Opozita që tre vaktet në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara, me mua po e po.

Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson juve dhe familjen tuaj, sepse nuk besoj se ju keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë time t’ju duket një program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e me radhë, për Shqipërinë.

Lexo edhe :  LAJMI I FUNDIT/ SPAK lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në burg

Pastaj ju Flora jeni jashtë, dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Apo jo? Ju jeni vetë dëshmitare.

Unë s’jam marrë thuajse fare me opozitën. Erdhe në Parlament, i kam lënë të merren me librin e shtëpisë time, të më ulin e më ngrenë, kriminel e hajdut, e të mi hedhin mua në kurriz të gjitha të zezat që kanë bërë vetë.

Pasi kanë hedhur baltë, brenda e jashtë Shqipërisë, për Shqipërinë, nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe votën. Prandaj do merrem pak edhe me to, apo jo. Por ama, me shqipen e mësuesve të mi të Nolit, Konicës dhe Fishtës, dhe asnjëherë me baltë e shpifje, me librin e shtëpisë dhe familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete.

Më vjen keq, Flora! Kur një buf i stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, ditë e natë, i rroka nisën shqiptarët. Për dreq, ajo kënetë ka krijuar edhe ca pellgje opozitash të reja, që nuk kanë asgjë të re, përveç moshës së pronarëve të tyre, që të gjithë imitojnë bufin stërplak.

Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese./k.k

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV