“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” vazhdon të magjepsë me versionin e plotë në italisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, vlen të përmendet fakti që vepra e tij, vijon rrugëtimin. Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, versioni i plotë i të cilit është përkthyer së fundmi në italisht nga Julian Zhara, ka marrë vlerësime nga kritika italiane.

Anna Lattanzi, në një artikull për “Albania Letteraria”, vlerëson romanin si “një nga veprat më të arrira satirike të letërsisë shqiptare” dhe thekson se “ndonëse flet për Shqipërinë e djeshme, ironia dhe mesazhet e tij janë aktuale edhe sot”.

Ndërkohë, Giorgio Bona, në një shkrim për “Carmilla”, e quan romanin një “monument të ironisë së mençur” dhe vë në dukje se si Mehmet Shehu, në kohën kur u botua fillimisht, e kishte kritikuar publikisht, por ama privatisht kishte kërkuar të lexonte seritë e tjera pasardhëse.

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, kryevepra e Dritëro Agollit, sjell për lexuesit italianë një portret të gjallë të burokracisë komuniste shqiptare, me gjithë absurditetin dhe satirën që e karakterizon, duke e bërë ate, një roman që vazhdon të magjepsë.

Botimi i ri në italisht jo vetëm që e sjell romanin në një version të plotë, por edhe rikthen në vëmendje një autor të madh shqiptar si Dritëro Agolli./k.k

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV