Cilat ushqime janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjë e rëndësishme që konsumatorët të kenë parasysh është se shënimi i datës së skadencës nuk ka asnjë lidhje me sigurinë e produktit, por është kur prodhuesi vendos që produkti nuk është më i cilësisë së lartë.

Prodhuesit e ushqimeve gjithashtu priren të jenë mjaft konservatorë me datat e skadencës së tyre. Kjo ndodh sepse ne nuk e ruajmë gjithmonë ushqimin në vende me hije dhe të freskëta dhe shpesh e lëmë derën e frigoriferit të hapur për më shumë seç duhet.

Për cilat ushqime nuk duhet të shqetësohemi?

Mjalti, uthulla, sheqeri dhe vanilja janë ushqime që ruhen për një kohë të gjatë me pak ndryshim në cilësi. Mielli i bardhë gjithashtu ka një shije të shkëlqyer, pa marrë parasysh sa kohë është në qilar. E njëjta gjë vlen edhe për orizin.

Buka e blerë në supermarkete qëndron e butë në frigorifer për javë të tëra sepse përmban konservues, por buka e me farë jo.

Fasulet dhe thjerrëzat e thata mund të hahen në mënyrë të sigurt për vite pas blerjes, por ato bëhen të ashpra dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u gatuar.

Erëzat mbeten në dollap pas datës së skadencës, por nuk kanë një shije aq të fortë.

Po kanaçet dhe shishet?

Si rregull, metalet zgjasin më shumë se qelqi dhe më shumë se plastika.

Për sa kohë që nuk ka shenja të jashtme prishjeje (p.sh. ndryshk) ose përkeqësim të dukshëm me hapjen e produktit (p.sh. myk ose erë e keqe).

Vaji i parafinuar në enë hermetike ka gjithashtu një jetëgjatësi më të gjatë nëse shishet nuk janë prej qelqi.

Në çdo rast mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse ushqimi është i sigurt për t’u ngrënë është në fund të fundit… hunda jonë./k.k

Të fundit

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve....

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

E hamë rrallë, por është plot me vitamina! Ky është fruti më i shëndetshëm në botë

Kur përmendet ushqimi i shëndetshëm, shumë njerëz mendojnë menjëherë te frutat dhe perimet. Sipas studimeve, në krye të listës janë perimet, të cilat janë vërtetuar...

Lajme të tjera

Web TV