Dhëndërri i Trump do investojë në Sazan/ Rama: Kemi nevojë për turizëm super-luksoz!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimi i Jared Kushner ne Shqiperi, vazhdon të rikthehet në vëmendjen e shtypit amerikan, me projektin e tij 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.

Financial Times që kalon në lupë ecurinë e sipërmarrjeve dhe investimeve të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump nga Lindja e Mesme në Europë.

Artikulli shpjegon edhe sesi lindi ideja e resortit luksoz në bazën e braktisur të marinës shqiptare në bregdetin e Vlorës.

Për herë të parë që pas rizgjedhjes së Trump si president i SHBA, edhe kryeministri Edi Rama komentoi për median prestigjioze projektin luksoz, duke e cilësuar si mundësi tejet të mirë për të tërhequr një turizëm elitar.

“Afërsia e Trump me këtë projekt luksoz është një vlerë e shtuar e madhe, nuk mund ta fsheh,” thotë Rama.

“Ne kemi nevojë për turizëm super-luksoz në këtë vend siç ka nevojë shkretëtira për ujë”, shton shefi i ekzekutivit, duke nënvizuar “ajo çfarë fitohet nga 500 jahte është e njëjtë me atë që fitohet nga 40,000 turistë me buxhet të ulët”.

Si lindi e gjithë kjo ide? Shumë më thjesht nga sa mund të mendohet, sipas artikullit.

Kushner po lundronte me jaht në Mesdhe me familjen e tij në verën e vitit 2021, e teksa po ankoronin jahtin në brigjet shqiptare, i kërkoi një miku ta ndihmonte për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Rama.

Gjatë darkës, Rama, i njohur për natyrën e tij miqësore, krijoi një lidhje me Kushner dhe diskutoi sesi bregdeti mahnitës i Adriatikut në Shqipëri shpesh anashkalohet nga turistët e pasur që lëvizin mes Italisë dhe ishujve grekë, thuhet në shkrim.

“Kushner nuk përmendi investime”, kujton Rama.

“Thjesht po pyeste për Shqipërinë… Praktikisht, ata nuk kishin asnjë njohuri mbi historinë shqiptare.

Lexo edhe :  Mbështetësit e Veliajt para SPAK dhe GJKKO, policia sqaron pse nuk u proceduan

Ditën tjetër, u larguan”. Kur u takuan sërish disa muaj më vonë në Davos, Rama thotë se Kushner i tregoi se i kishte pëlqyer shumë Shqipëria.

Gjatë asaj kohe, ai ishte takuar me Mohamed Alabbar, investitorin miliarder nga Arabia Saudite, i cili po zhvillon një marinë luksoze në portin e Durrësit, dhe kishin diskutuar mundësitë e investimeve.

Kushner rikthehet në Shqipëri verën e vitit 2023 me një delegacion më të madh, përfshirë Richard Grenell, një aleat i vendosur i Trump.

“Qëndruan rreth një javë, duke vizituar disa zona”, thotë Rama. “Kësaj here, Kushner ishte i drejtpërdrejtë, ‘jemi të interesuar të investojmë’”, thekson Financial Times.

Në 30 dhjetor, nisma e tij mori OK-in paraprak të qeverisë shqiptare, për atë që përshkruhet nga media e njohur si një ndër investimet më të spikatura të firmës së Kushnerit, Affinity Partners.//    S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV