Habit Kristiano Ronaldo: Mbape nuk di të luajë si pykë, të mësojë të luajë si unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi “El Chiringuito”, i prezantuar nga Josep Pedrerol, ka ofruar një panorama të shkurtër të intervistës së Edu Aguirres me Kristiano Ronaldon në “Los Amigos de Edu” (Miqtë e Edu), e cila është transmetuar mbrëmë vonë.

Portugezi ka folur për shumë tema, duke nisur nga fëmijëria dhe egon e tij. “Kam qenë gjithmonë shumë i irrituar. E urreja humbjen dhe qaja. Fqinjët më thërrisnin… qaj”, deklaroi lojtari aktual i Al-Nasr në Ligën Profesionale Saudite. Në një tjetër këndvështrim, biseda mes Kristiano Ronaldos dhe Edu Aguirres fokusohet në figurën e Kilië Mbapesë dhe përshtatjen e tij në Madrid te Reali.

“Kujdesuni për të, kujdesuni. Po u them tifozëve të Realit të Madridit… kujdesuni për djaloshin”, paralajmëroi 39-vjeçari portugez tifozët e “Los Blancos” për Mbapenë. “CR7”-a theksoi se Mbape është shumë i mirë dhe Real Madridi duhet ta ndihmojë dhe ta mbrojë atë. “Nuk kam asnjë dyshim se Mbape do të sjellë shumë gëzim për tifozët e Realit të Madridit”, tha portugezi. Edu Aguirre i kujtoi Kristiano se Mbape është një fans i madh i tij, diçka që “CR7” e di fare mirë.

“Unë e dua shumë atë (Mbapenë), dhe jo vetëm për shkak të historisë që kishte kur ishte i ri, se ai e donte shumë Kristianon dhe ai ishte idhulli i tij. Por unë me të vërtetë e shoh atë si një lojtar të madh dhe ai do të sjellë një shumë gëzim për Madridin”, u përgjigj ish-lojtari i Sportingut të Lisbonës, Mançester Junajtidit, Reali i Madridit dhe Juventusit. i pyetur nëse e ndjek Realin e Madridin, ai pranoi se e shikon Realin herë pas here sepse djali i Mateo e pëlqen shumë Mbapenë.

Duke qëndruar te francezi, Ronaldo dha mendimin e tij për pozicionin e Mbapesë në fushë. “Pozicioni i tij si sulmues pykë i komplikon gjërat paksa për Mbapenë, sepse ai nuk di të luajë si sulmues për mendimin tim… Nëse do të isha në Madrid, do ta mësoja të luante si 9-sh. Sepse dhe unë nuk isha sulmues. U mësova më vonë të luaja si sulmues. Dikur luaja në krah dhe njerëzit harrojnë”, tha CR7-a. pas këshillës për Realin, ka ardhur dhe këshilla për vetë Mbapenë. “Po të isha në vend të tij, do të luaja pak a shumë siç luan Kristiano Ronaldo si sulmues”, tha ai./k.k

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV