Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave.

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë takimit jo formal të bllokut në Bruksel se BE-ja mund t`i përgjigjet vërtet  politikave doganore me politika të tjera doganore, por si qëllim të parë duhet të ketë të merret vesh me presidentin amerikan Donald Trump.

Nga shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve, në fund të fundit do të përfitonin si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, theksoi kreu i ekzekutivit gjerman. “Në të kundërt, nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për të dyja palët”, shtoi ai.  Me ngurrim e sheh një konfrontim tregtar edhe shefja e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas.

Kryediplomatja europiane bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas. Franca dhe Luksemburgu sakaq shfaqën tone luftarake.

Presidenti francez, Emmanuel Macron mendon se nëse BE-ja “do të sulmohet në çështjet tregtare, Europa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë”.

I ashpër ishte edhe qëndrimi i kryeministrit të Luksemburgut, Luc Frieden. “Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë”, deklaroi 61-vjeçari, edhe pse ne thelb, e pranoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira dhe se “konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija,””.

Trump shpalli të shtunën një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze, ndërsa i kërcënoi sërish europianët me masa të ngjashme./k.k

Lexo edhe :  Ky qytet ndalon turistët të ecin në rrugë vetëm me rroba plazhi

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV