Mbyllja e USAID nga miliardieri Elon Musk, shpërthejnë protestat në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

USAID është targetuar për mbyllje nga miliarderi Elon Musk, i cili është ngarkuar nga presidenti.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Trump po shqyrtonte mundësinë e bashkimit të USAID me Departamentin e Shtetit dhe ja kishte besuar Elon Musk për të mbikëqyrur efikasitetin e kësaj agjencie.

Administrata Trump tha se do të mbajë punonjësit e Agjencisë Amerikane të Ndihmës Ndërkombëtare jashtë selisë së saj në qendrën e Ëashingtonit për të dytën ditë të dytë, ndërsa po merrte masa për mbylljen e agjencisë, duke shtyrë dy senatorë demokratë të betoheshin se do të bllokonin konfirmimet e emërimeve të kandidatëve për Departamentin e Shtetit.

Mbyllja e së hënës e shtoi kaosin që ka përfshirë agjencinë, e cila shpërndan miliarda dollarë ndihma humanitare në mbarë botën, që pas urdhrit të Trump për pezullimin e shumicës së ndihmave të huaja amerikane, vetëm disa orë pas marrjes së detyrës më 20 janar.

Një grup ligjvënësish demokratë, të mbështetur nga dhjetëra punonjës dhe kontraktorë të agjencisë, mbajtën një protestë përpara selisë së USAID, e cila ishte mbyllur për punonjësit të hënën.

Qindra programe të USAID që mbulojnë miliarda dollarë ndihma jetike në mbarë botën u ndalën pas urdhrit të Trump më 20 janar për të pezulluar shumicën e ndihmave të huaja amerikane, duke thënë se donte të siguronte që ato të ishin në përputhje me politikën e tij “America First”./kb

Të fundit

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh,...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

E shtuna nis me një ngjarje tragjike, një grua humb jetën në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Sipas mediave, një automjet tip “Benz” me...

Elsa Lila këngëtarja dinjitoze edhe në ditë të vështira

-Rreth librit “Mirë se erdhët në Rebibbia”- Nga Shpendi Topollaj Ndofta ishte në kulmin e lavdisë, plotësisht të merituar, kur mjetet e informimit në garë me...

“Shqipëria është komplet ndryshe”, Rama: Kur korrupsioni luftohet…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Në podkastin “Flasim”, Rama theksoi...

Lajme të tjera

Web TV