PD po harton udhëzuesin për “primaret”, Meta synon listën e hapur të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët janë futur në fazën më të rëndësishme të organizimit të zgjedhjeve të 11 Majit, atë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë përmes procesit të primareve.

Selia blu ende nuk ka përcaktuar një datë se kur do të ftohet anëtarësia për të votuar kandidatët e preferuar, por drejtuesit e saj janë në fazën finale të hartimit të udhëzuesit të mbajtjes së procesit, që deri tani mendohet të jetë në nivel qarku.

Ajo çka dihet deri tani është fakti se 20 drejtues degësh, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, kanë dhënë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e garës.

Për drejtuesit politikë pritet të vendosë Këshilli Kombëtar nëse do të hyjnë ose jo në primare.

PD-ja gjithashtu po negocion edhe me aleatët për hartimin e listës së përbashkët të koalicionit opozitar. Për këtë qëllim në selinë blu u zhvillua një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe atij të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili nuk dha detaje për mediet.

Meta, në Konventën e Tiranës pak ditë më parë përmes një mesazhi telefonik nga burgu, tha se do të jetë deputeti më i votuar i Tiranës, duke nënkuptuar se emri i tij do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë./    S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV