Skiatorja Lara Colturi garon në dy disiplina në Botërorin e Austrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më datat 4-16 shkurt, në pistën e Saalbach, në Austri, do të zhvillohet Botërori 2025 në sportin e skive.

Një event i rëndësishëm ku për Shqipërinë do të marrë pjesë skiatorja Lara Colturi.

Ajo pritet të garojë në garat e sllallomit dhe atij të sllallomit gjigant, që janë edhe dy disiplinat e saj të preferuara. Këto gara do të zhvillohen pas datës 10 shkurt.

Ndërkohë, në renditjen aktuale të Kupës së Botës për femra në ski, Lara Colturi klasifikohet në vendin e tetë, me 408 pikë.

Këto pikë i ka grumbulluar pikërisht në dy disiplina: 198 në sllallomin gjigant dhe 210 në sllallom.

Paraqitjet e mira të këtij sezoni, ku është ngjitur edhe dy herë në podium e disa herë ka qenë në “top-10” më të mirat, lënë të shpresosh për një rezultat pozitiv edhe në këtë event për skiatoren 18-vjeçare shqiptare./e.t

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV