Zyrtarja e Kurtit, në skandalin e energjisë/ Dejona Mihali pranon komunikimet në Whatsapp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para katër muajsh, koordiniatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, u paraqitur në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitares në rastin e ish-drejtorit të Korporates Energjitike te Kosoves, Nagip Krasniq – aktakuza ndaj të cilit peshon për dëm prej rreth 37 milionë eurosh.

Mediat ne kosove kane publikuar dokumentin e procesverbalit të marrjes në pyetje të Dejona Mihali, ku mes te tjerave, konfirmohet nga Mihali se ekzistonte një grup në whatsApp ku Nagip Krasniqi njoftonte Mihalin dhe kryeminstrin Kurti për të gjitha lëvizjet në Korporaten Energjitike te Kosoves.

Gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë Speciale, Dejona Mihali kishte konfirmuar ekzistencën e një grupi në ËhatsApp, ku veç emrave të tjerë ishte vetë Mihali, kryeministri Albin Kurti, ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi dhe ministrja Artane Rizvavnolli.

Në interesimin e prokurorit për të marrë përgjigje se pse vetë zonja Mihali si person privat, kishte qasje në informacione të tilla.

PROKURORI: -Tani po ju pyesim për disa komunike në grup në rrjetin social ËhatsApp ku bëjnë pjesë Kryeministri, zv.Kryeministri, Ministrja e Ekonimisë, Ministrja e Financave, Kryeshefi i KEK-ut, ju dh këshilltari i Ministres së Ekonomisë. Pse jeni pjesë e këtij grupi?”

DEJONA MIHALI: -Ju duhet të kuptoni se grupi nuk është për shkak të pozitave por për shkak të raporteve kolegiale ndër vite të fushës së energjetikës dhe të gjithë njerëzit aty kanë qenë të përfshirë ne ideimin e programit tonë për energjetikën.

Mihali nuk kishte përgjigje në pyetjen se pse në atë grup dërgoheshin kompanitë që aplikonin për tenderë.

Në vazhdën e marrjes në pyetje, Prokurori do ta pyeste zonjën Mihali edhe nëse ishte e pajisurme ‘certifikatën e sigurisë’ – duke qenë se ishte ekspozuar para informacioneve konfidenciale që dërgoheshin në atë grup, pyetje se ciles kjo e fundit i pergjigjet me mohim.

Lexo edhe :  Komentatori nga Kosova bëhet viral: Kryeministri më hajvan në histori, të mos më dëgjojë

Per ish drejtorin e KEK Nagip Kransiqi ka nje çeshtje ne shqyrtim ne Gjykaten Themelore te Prishtines, ndersa Dejona Mihali, e cila nuk mban asnje pozitë zyrtare në administratën shtetërore, po tek e cila Nagipi jepte llogari eshte mnarre ne pyetje nga prokuroria.

Pavarsisht permasave te skandalit, kryeministri Kurti nuk eshte terhequr nga mbeshtetja publike per te besuarit e tij./E.T

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV