Pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhe, janë arrestuar tre punonjës të këtij institucioni.
Sipas burimeve në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shënkoll.
Ndërkohe ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit te detyrës, pasi në momentin e arratisjes se Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuar me ligj. Ndërkohë pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mije euro të vënë ne dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze./k.k