Kjo është Zonja e parë e re e Sirisë, por çfarë dihet deri më tani për të?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Latifa al-Daroubi është zonja e re e parë e Sirisë, ajo është bashkëshortja e Ahmed al-Sharaa, presidenti i përkohshëm i Sirisë pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad. Sipas burimeve, al-Daroubi vjen nga qyteti Al-Qaryatayn në provincën e Homsit dhe është nënë e tre fëmijëve. Ajo ka një diplomë master në gjuhë dhe letërsi arabe.

Për një kohë të gjatë, ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, duke qëndruar larg vëmendjes mediatike. Megjithatë, së fundmi ka filluar të shfaqet në aktivitete publike, duke tërhequr interesin e mediave dhe publikut.

Latifa al-Daroubi, bëri paraqitjen e saj të parë jashtë vendit, duke vizituar Turqinë me bashkëshortin e saj, Ahmed al-Sara, në kuadër të vizitës së tij në Ankara. Zonja al-Daroubi madje u takua me gruan e Recep Tayyip Erdogan, Emine, me të cilën u fotografua.

Siç raportojnë mediat turke, në takimin mes dy grave në Ankara, Latifa al-Daroubi dhe Emine Erdogan shkëmbyen mendime për ndihmën humanitare, fuqizimin e grave dhe rolin e arsimit.

Dy Zonjat e Parë diskutuan gjithashtu hapat që Turqia dhe Siria mund të ndërmarrin së bashku për të mbështetur gratë dhe fëmijët që vuajnë nga luftërat në mbarë botën.

Znj. Al-Daroubi thuhet se shprehu mirënjohjen e saj për Turqinë për mbështetjen e Ankarasë në rindërtimin e Sirisë. Në një postim pas takimit të tyre, Emine Erdogan shkroi në X. “Kam pasur kënaqësinë të mirëpres zonjën Latifa al-Daroubi, bashkëshorten e presidentit sirian, e cila bëri një vizitë zyrtare në vendin tonë. Patëm rastin të diskutonim për disa çështje të rëndësishme si ndihma humanitare, solidariteti social, forcimi i pozitës së gruas dhe roli i arsimit. I thashë se ne qëndrojmë pranë popullit sirian, siç kemi bërë në të kaluarën, në procesin e rindërtimit të Sirisë dhe shërimit të plagëve të saj. Besoj se e ardhmja e paqes dhe stabilitetit do të jetë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe shpresoj që çdo hap që bëjmë në këtë drejtim të jetë një shpresë për banorët e rajonit”./k.k

Të fundit

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

Lajme të tjera

Web TV