Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionet deri në 10 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji i ri “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përcakton rregullat për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të tyre, ndërkohë sanksionet për shkeljen e tij mund të shkojnë deri në 10 milionë euro.

Përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë deri në dy miliardë lekë, ose në rastin e një shoqërie tregtare deri në 4% të xhiros totale vjetore globale për vitin financiar paraardhës për shkeljet e mëposhtme: Moszbatimi i parimeve themelore të përpunimit, përfshirë kushtet për dhënien e pëlqimit. Shkeljet e të drejtave të subjekteve të të dhënave, sipas neneve 12–20, të këtij ligji. Transferimet e të dhënave personale te një marrës në një vend të tretë ose një organizatë ndërkombëtare, në kundërshtim me nenet 39– 42, të këtij ligji.

Shkelja e detyrimeve, sipas neneve 43– 46 të këtij ligji. Aksesi i publikut në informacionin publik dhe aksesi i publikut në informacionin, që lidhet me kryerjen e funksioneve dhe të detyrave zyrtare nuk pengohet nga e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale të personave fizikë, të cilët konsiderohen si autoritete publike ose ushtrojnë funksione shtetërore, përveç rasteve kur të drejta të tjera themelore, si e drejta e tyre për jetën, ose e drejta e tyre për integritet fizik e mendor, kërkojnë mbrojtjen e të dhënave të tyre në një rast ose kategori të caktuar rastesh. Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant; ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian në Shqipëri, André Rizzo, në fjalën e tij e vuri theksin te rëndësia e reformës në Administratën Publike, si një parakusht për Shqipërinë në rrugën e procesit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Është parakusht që Shqipëria si vend aspirues për në BE të ketë një administratë transparente, efikase, si shtylla kurrizore që garanton demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve. Fakti që reforma e Administratës Publike është pjesë e grupit themelor të kapitujve tregon se sa e rëndësishme është për anëtarësimin në Bashkimin Evropian kjo pjesë. Ky grup-kapitull i ka kërkuar Shqipërisë që të miratojë një udhërrëfyes, zbatimi i të cilit do të jetë thelbësor, teksa ecet përpara në negociata”, – tha Rizzo. Sipas tij, udhërrëfyesi i reformës së Administratës Publike përfshin ekipe dhe procese që do të diskutohen gjerësisht.

Lexo edhe :  Rama: Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë € fustanë e bizhuteri s'kemi çfarë...

Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian në Shqipëri u ndal edhe tek aksesueshmëria në të dhënat personale, duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale, që ofron mundësi të jashtëzakonshme, por edhe sfida për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë kibernetike. “Me rëndësi është që Shqipëria të vazhdojë të zhvillojë legjislacionin në këtë fushë, ndërsa kemi pritur me kënaqësi ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale që është me parimet e BE-së. Raporti i OECD/SIGMA si gjithnjë jep një shikim tërësor të reformës së Administratës Publike në Shqipëri dhe punën e vlefshme që ka bërë në këtë fushë. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këto reforma dhe këtu përfshihet edhe partneriteti me OECD/SIGMA, si dhe mbështetjen teknike të programeve IPA dhe programin për qeverisje të mirë”, – përfundoi Rizzo./k.k

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV