Rama: Pozicionimi ynë në Evropë, një realitet i ri. Shqipëria po bëhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish në Facebook, pjesë nga rubrika “Sy më sy” ku i është përgjigjur disa komentuesve, lidhur me raportin e monitorimit për rajonin tonë, ku SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë si lider për menaxhimin e financave publike.

Kryeministri shprehet se ky vlerësim është bazuar në shifra dhe fakte.

Mesazhi i plotë:

Dje në prezantimin e raportit të monitorimit për rajonin tonë, SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë lider rajonal për menaxhimin e financave publike, prokurimet publike, ecurinë e administratës publike qeverisjen digjitale e kështu me radhë.

SIGMA është një organizatë prestigjioze që operon për llogari të BE dhe monitorimi i saj bazohet në leximin skrupuloz të të dhënave të shifrave dhe të fakteve. Mirëpo ky përfundim shumë inkurajues dhe vlerësim i lartë për ecurinë dhe pozicionin aktual të vendit tonë e ka shqetësuar Albanin siç ka shqetësuar dhe shumë të tjerë që fatkeqësisht i mbajnë veshët nga ‘’këneta e kuak-kuakve’’.

Po mirë mo, Alban në qoftëse Shqipëria është Somali siç thua ti, si ka mundësi që vetëm rritet numri i turistëve që e vizitojnë Shqipërinë çdo vit; 1 milionë italianë vjet o  Alban, apo dava italianesh thuaj.

Po gjermanët, po francezët, po holandezët, po suedezët apo populli dele i Europës? Po 5 mijë e kusur japonezë o Alban. Po ata? Se s’mund të themi që edhe ata janë shqiptarë më pasaportë japoneze se këtyre të tjerëve megjithëse po shkojnë 12 milionë ia keni gjetur, që janë të gjithë shqiptarë që kthehen për të sjellë bukë për familjet e tyre që ‘’po vdesin rrugëve” këtu në Shqipëri.  E mirë turistët po si u çmendën dhe këto organizatat ndërkombëtare, si u çmend dhe BE, KE që vlerëson lart Shqipërinë? Si u çmendën të gjithë këta, Këshilli Evropian që vijnë bëjnë samit në Shqipëri, NATO që do të vijë të bëjë samit në Shqipëri? Se di! Nuk e di si i jep drejtim ti kësaj po unë për veten time kam një sugjerim: ktheja kurrizin ‘’kënetës’’, mos i dëgjo më kuak-kuaktë. Bashkohu me ne.

Lexo edhe :  Mot i paqendrueshëm, vranësira dhe reshje/ Si do të jenë temperaturat në fundjavë

Shiko realitetin me sytë e tu dhe jo me gjyzlykët e ‘’bretkosave të asaj kënete’’, shijojë një fitore në 11 maj se edhe kjo shija e hidhur e shumë humbjeve njëra pas tjetrës, krijon një zymti të madhe dhe krijon një ndjesi sikur gjithçka është e errët por në fakt as ti dhe askush tjetër që në mënyrë të sinqertë përpiqet të gjejë një alternativë pasi me të drejtën e vet, nuk do qeverinë, nuk ka asnjë faj pse ç’ka vjen nga ‘’këneta’’ është tërësisht pa lidhje me realitetin e përditshëm.

Bashkohu me ne, Alban dhe do të shohësh që realiteti është shumë më ndryshe dhe që as turistët nuk vijnë kot këtu, as ata që i shkruajnë këto raporte nuk flasin kot dhe mbi të gjitha as faktet konkrete të rritjes së përgjithshme të Shqipërisë dhe pozicionimi ynë krejt i ri në Evropë, nuk janë iluzion por janë një realitet i ri shqiptar, Shqipëria po bëhet, Alban./K.K

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV