Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste tha për ABC News se po shqyrton  mundësinë për të garuar në listë të hapur, me kërkesë të bazës.

“ Jua thash ka kërkesa për shkak se në takimet e fundit që janë shpeshtuar për shkak të fushatës zgjedhore, shpesh më thonë që kontributi juaj duhet të jepet direkt për të mbledhur bota për opozitën, në një farë mënyre kjo ka sens. Do mundohem të jem jashtë kësaj, gjithësesi do shohim. Një gjë është e sigurtë që në listat e mbyllura do jenë të rinj”

Duka pretendon se ka një marrëveshje në parim me Berishën, për  1 apo 2 kandidatë në listë të mbyllur, por firma do të hidhet pas primareve.

“Kështu që marrëveshje me gojë unë kam, që do të kem 1 deri në dy në lista të mbyllura do biem dakord një në Durrës patjetër, është qarku që kemi më shumë ndikim. Dhe nga një në cdo qark në listat e hapura, përvec Kukësit edhe Gjirokastrës që janë qarqe me shumë pak kandidatë për deputetë dhe nuk e shoh të udhës që ne të këmbëngulim”

Megjithatë, Duka pranon se sistemi elektoral është e vetmja aksiomë që e bashkon me Berishën, kurse drejtësia e ndan totalisht.

“Dhe mua më bashkon Kodi, sic më ndan edhe më bashkon. Më ndan se unë kam votuar kundra Kodit, por më bashkon se nuk shoh rrugë që ne të jemi parti parlamentare nëse dalim nga ky grupim. Ndaj jemi detyruar të bashkohemi me grupin e PD, me grupimin e Berishës. Sa i përket drejtësisë, këtu ndahemi”

Kjo është arsyeja sipas tij, pse ka refuzuar koalicionin e disidentëve të PD, Shehi-Basha-Alibeaj. Për Dukën, grupimet me pak parti nuk fitojnë dot mandate. Por tabloja nuk është në favor të PD, e cila në ndryshim nga 2021 ka humbur disa aletatë, ndërsa në radhë pas Berishës, qëndrojnë vetëm Mediu, Dule e Duka./E.T

Të fundit

Moti i keq/ Durrës, vonesa në nisjen e trageteve drejt Italisë

Prej disa ditësh, qyteti i Durrësit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi. Burime nga kapiteneria...

Sonte ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia monitoron rrjetet për tregun e zi të biletave

Policia e Shtetit ka nisur një plan masash për shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri-Andorra. Agjentë të policisë kanë nisur...

Ngjela: Jemi 7.5 milionë shqiptarë në Ballkan

Nga Spartak Ngjela Budallallëqet e Beogradit kanë filluar të shfaqen rëndom nga shqiptarët në mediat shqiptare. Pse merreni me të shiturit?!! Janë dy shtete, thonë, të shiturit...

Udhëzimi/ Afati i dorëzimit elektronik brenda 31 Marsit

Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA është ulja e kufirit të nivelit të...

Rama në Sarandë: Me hyrjen në BE, vlera e pronës në këtë vend dyfishohet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, vlera e pasurive të patundshme në vend do të dyfishohet menjëherë. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV