Kryeministri Rama: Shqipëria, mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë tryezës së diskutimit me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, tha se Shqipëria në vitin 2027, do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit.

“Një kërkese ndjese sepse kemi një udhëtim për jashtë dhe më duhet të largohem. Ju kërkoj shumë ndjesë, por është një koment i rëndësishëm sepse duhet të marrin konfirmimin e një aktiviteti me shumë më vlerë për Shqipërinë. Shqipëria është bërë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit, në 2027. Prandaj, duhet të shkojmë ta marrim këtë gjë”, tha Rama, para se të largohej nga takimi.

Kujtojmë se Këshilli i Ministrave më 29 janar ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e vitit 2025, për Ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e këtij Kongresi.

“Më propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave vendosi: “Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për pagimin e kuotës për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027 në Tiranë”.

Fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.

Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në VKM./k.k

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV