Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe pritet që brenda këtij viti të përfundojë ngritja e godinës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektimin e radhës në kantier e zhvilloi me projektuesin e Teatrit të Ri, arkitektin e BIG, Bjarke Ingles, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Bratislavës, Matus Vallo, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, një nismë e nisur në vitin 2019 mes kryeqyteteve të Europës Qendrore, që këtë vit po mbahet në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se infrastruktura e nëntokës e Teatrit të Ri ka përfunduar dhe se shumë shpejt nis puna në sipërfaqe. “Kemi mbaruar punimet nëntokë dhe kemi dalë mbi sipërfaqe.

Jemi gati të hedhim beton dhe të shohim madhështinë e teatrit të ri. Mund të themi se ia ka vlejtur çdo betejë, çdo debat, çdo dikutim, të gjitha ato cic-micet tona ballkanike. Ndihem mirë që në vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut”, po ndërtohet Teatri i Ri, një vepër që do t’i mbetet qytetit në përjetësi. Do të kemi edhe një hapësirë për të ruajtur nostalgjinë e teatrit të vjetër, por ndërkohë po bëjmë një ndërtesë për 100 vitet e ardhshme. Një ndërtesë ku nuk do të duhet të vijmë me peshqir gjatë verës, as me batanije gjatë dimrit, por një ndërtesë për të gjithë artdashësit dhe sigurisht, një ndërtesë të denjë për artistët”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi rëndësinë e infrastrukturës nëntokë të Teatrit të Ri, kur tha se nuk ka përfunduar vetëm parkimi, por e gjithë logjistika, skenografia dhe mjetet e nevojshme që i duhen një skene teatrore.

Lexo edhe :  Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i ri. Spiropali: "Pastë ndriçimin e Perëndisë!"

Arkitekti Bjarke Ingels tha se transformimi që ka pësuar qyteti i Tiranës është i pabesueshëm.

“Për herë të parë në Tiranë kam ardhur në vitin 2010 dhe transformimi që ka ndodhur është i pabesueshëm. Më në fund, pas gjithë kësaj pune, kemi dalë mbi nivelin e tokës dhe mund të shihni konturet e ndërtesës, si një lloj fishekzjarre e madhe prej letre, e rrudhur në mes, e cila krijon një hapësirë publike, pothuajse si një skulpturë që qëndron në një shesh publik. Brenda një viti, ne duhet të kemi të gjithë strukturën e ndërtesës dhe pastaj do të fillojmë të detajojmë punimet e brendshme”, tha ai.

Ndërsa, kryebashkiaku i Bratislavës, Matus Vallo tha se mezi pret që një ndërtesë e tillë të ndërtohet edhe në vendin e tij.

“Dua të përgëzoj qytetin e Tiranës, sigurisht, e cila ka një ndërtesë të ndërtuar nga Bjarke. Bratislava është ende duke pritur ende për një ndërtesë të tillë. E pashë projektin, unë jam vetë arkitekt, e di sigurisht çfarë do të thotë BIG ose arkitektura e Bjarke Ingels dhe dua të them se është e mahnitshme”, përfundoi Vallo.

Teatri i Ri Kombëtar në Tiranë do të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Ky teatër do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë./E.T

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV