Zgjedhjet/ Ambasadori i OSBE-së thirrje të rinjve: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u shpreh sot se, zgjedhjet e 11 majit janë historike, pasi për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit

Në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Zgjedhjeve, Tarran risolli në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.

“Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme”, nënvizoi ai në një postim në rrjetin social X

Ambasadori u shpreh se, “pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi”.

Ai ftoi shtetasit shqiptarë që të kontrollojnë regjistrimin e tyre si zgjedhës.

“Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania”, u shpreh ambasadori.

Tarran nënvizoi se, “këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se për herë të parë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që nuk jetojnë në Shqipëri do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i inkurajojmë të gjithë votuesit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së”.

A vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin thelbësor të të rinjve në ndërtimin e një demokracie më të fortë.

Lexo edhe :  Rama inspekton punimet në tunelet Librazhd-Elbasan: Dritë në fund të tunelit brenda vitit

“Informohuni, përfshihuni dhe bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar! Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës”, tha Tarran në mesazhin e postuar në X./E.T

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV