7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e bashkëpunimit ekonomik me nënshkrimin e Traktatit të Mastrihtit të Bashkimit Europian. Traktati, i nënshkruar nga ministrat e Komunitetit Europian, bënte thirrje për integrim më të madh ekonomik, politika të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë, dhe bashkëpunim midis policive dhe autoriteteve të tjera mbi krimin, terrorizmin dhe çështjet e emigracionit.

Marrëveshja hodhi gjithashtu bazat, për krijimin e një monedhe të përbashkët evropiane, që do të njihet si “euro”. Në kohën kur Traktati i Mastrihtit hyri në fuqi më 1993, ai u ratifikua nga 12 vende: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Republika e Irlandës, Spanja, Portugalia, Italia, Greqia, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika dhe Hollanda. Që atëherë Austria, Bullgaria, Finlanda, Suedia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia janë bërë anëtarë të unionit. Euro, u fut zyrtarisht në qarkullim më 1 janar 2002.

Kalendar

7 Shkurt 1863 – Anija “HMS HMS Orpheus”, mbytet pranë bregut të Okland në Zelandën e Re, duke i marrë jetën 189 njerëzve.

7 Shkurt 1944 – Lufta e Dytë Botërore:Në Ancio të Italisë, forcat gjermane nisin një kundërsulm ndaj trupave aleate.

7 Shkurt 1951 – Lufta Koreane:Më shumë se 700 njerëz të dyshuar si simpatizantë komunistë, masakrohen për vdekje nga forcat e Koresë së Jugut.

7 Shkurt 1990 – Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik:Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste Sovjetike, bie dakord të heqë dorë nga monopoli i saj mbi pushtetin.

7 Shkurt 1991 – IRA ndërmerr një sulm me morataja kundët 10 Doëning Street në Londër, selia e qeverisë britanike.

7 Shkurt 1995 – Remzi Jusef, organizatori i sulmit më bombë mbi Qendrë Botërore të Tregtisë  në Nju Jork më 1993, arrestohet në Islamabad të Pakistanit.

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV