Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez.

Studiuesit, të udhëhequr nga Eamon Laird i Shkollës së Mjekësisë të Trinity College Dublin, i cili publikoi studimin përkatës në revistën e osteoporozës “Osteoporosis International”, sipas “New York Times”, studiuan të dhënat për 4310 njerëz mbi 60 vjeç, duke lidhur dietën e tyre me shëndetin e kockave.

U zbulua se konsumimi i përditshëm i kosit lidhej me një rrezik 39% më të ulët të osteoporozës dhe një rrezik 31% më të ulët të osteopenisë tek gratë, si dhe një rrezik 52% më të ulët të osteoporozës tek burrat, krahasuar me ata që nuk hanin fare kos.

Njerëzit që hanin më shumë kos në ditë kishin 3% deri në 4% densitet më të lartë të kockave sesa ata që hanin më pak, treguan matjet. Ata gjithashtu performuan më mirë në testet e fitnesit.

“Kosi është një burim i mirë i mineraleve, vitaminave D dhe B, kalciumit, proteinave dhe probiotikëve, gjë që e bën atë shumë të dobishëm”, tha Laird, duke theksuar se të moshuarit kanë çdo arsye për të ngrënë kos nëse duan kocka më të shëndetshme./    S,M

Të fundit

Arsyeja pse duhet të përfshijmë hithrën në dietën tonë

Në kohët e lashta hithra vlerësohej shumë nga mjekët e kohës. Dioskorides dhe Hipokrati, të cilët e zbuluan, e...

Asnjë kritikë! Pse filmi në Netflix ‘Adoleshenca’ po merr lavdërime të shumta?

Shikuesit dhe kritikët kanë grumbulluar lavdërime për dramën e Netflix-it ‘Adoleshenca’, ku shumë persona e quajnë atë si një shfaqje televizive historike. Seriali britanik me katër pjesë...

Doni që parfumi të zgjasë me orë të tëra? Ja 5 këshillat që duhet të ndiqni

Nëse do të duhej t’i kategorizonim vajzat dhe gratë sipas aromës së tyre, ndoshta do t’i ndanim në dy grupe: ato që zgjedhin një...

“Berisha desh vdiq, doli si kufomë”, Ngjela për Gërdecin: SPAK ka prova të reja

Më 15 mars u përkujtua 17-vjetori i shpërthimit tragjik dhe krimit shtetëror të asaj kohe, ku në Gërdec u vranë në fabrikën e demontimit...

Ish-përgjegjësi i sigurisë në diskotekën në Koçan në lot: E paralajmërova pronarin

Blagojço Georgiev, ish-përgjegjës për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV