Rama zbulon shifrat/ “560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit.

Këtë shifër e zbuloi kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se numri i vizitorëve të huaj është 14,5% më i lartë se vitin e kaluar dhe gati 3 herë më i lartë krahasuar më 4 vite më parë.

“560 mijë vizitorë të huaj patëm në Shqipëri gjatë janarit, 14,5% më shumë se viti i kaluar dhe gati 3 herë më shumë krahasuar me 3 vjet më parë.

Më shumë se gjysmë milionë vizitorë e turistë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit, kur ende turizmi ynë malor ka nevojë për më shumë investime, tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione absolute e Ballkanit në këtë industri”, nënvizoi Rama./   S.M

Rama zbulon shifrat/ "560 mijë vizitorë të huaj erdhën

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV