Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani. Sipas raportimeve, janë numëruar 5.29 për qind e votave.
Nga projeksionet e deri tanishme, asnjëra nga partitë kryesore nuk arrin dot që të formojë qeverinë e vetme, nëse rezultatet nuk ndryshojnë në vijim.
Vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti nëse do të mbajë premtimin e dhënë, se nuk do të pranojë koalicion pas zgjedhorë, ajo do të kalojë në opozitë gjithmonë në opozita arrin dakordësinë për të qeverisur e bashkuar.
Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq
Grafiku i rezultateve
Rezultatet e deri tanishme:
Deri më tani kryeson Lëvizja Vetëvendosje, LVV me 37.18 % ose ndryshe 10721 vota.
Partia Demokratike E Kosovës, PDK, me (25.10 %) ose ndryshe 7236 vota.
Lidhja Demokratike E Kosovës, LDK, me (17.28 %) ose ndryshe 4983 vota.
Aleanca Për Ardhmërinë E Kosovës, me (8.86 %) ose ndryshe 2554/kb