Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 11 Shkurt të vitit 1920, Tirana u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë dhe në të u vendosen organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920).

Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit.

Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912. Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.

Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:

– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),

– pozita gjeografike në qendër të vendit,

– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës,

– ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.

Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje.

Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit dhe u bë prefekturë më vete. Më 1923 ajo kishte 12.453 banorë. Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike, Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në fillim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).

Lexo edhe :  Punime restauruese në shtëpinë 300-vjeçare të Pashko Vasës

Data 11 shkurt, datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë./k.k

Të fundit

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim...

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte...

”Historike”/Rama: I fundit i burgosur politik, Fatos Nano me urdhër të bufit të kënetës

“Për herë të parë, drejtësia po heton dhe po gjykon njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kush e bëri këtë? Prokurorët ishin aty edhe...

‘Nuk të ndahem këmba-këmbës’/Momenti pikant me nxënësin me 7-ta që ‘tërboi’ kryeministrin

Teksa u përshëndet me një prej tyre, nxënës shkolle i klasës së tetë në Zhitom, (Bardhaj-Drobonik), kreu i qeverisë e pyeti për mësimet dhe...

“Vota për kënetën, e çuar dëm”/ Rama: Më 11 maj, të kapim trenin për t’u futur në BE

Kryeministri Edi Rama thotë se vota për Sali Berishën, është një votë e çuar dëm. Në Berat, kreu i qeverisë nënvizoi se më 11 maj,...

Lajme të tjera

Web TV