Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës.

Ky aksion ndërmerret në kujtim të 15 viktimave që vdiqën pas rënies së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar.

Studentët mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Studentë nga Beogradi me kolegët nga Mitrovica”, “Nëna me studentët”, “Kush mund të mësojë derisa ndërgjegjja e mundon” dhe të ngjashme.

Mirjana Peroviq, studente nga Fakulteti i Arkitekturës në Beograd, e ka arsyetuar pjesëmarrjen e vogël të studentëve në këtë tubim, duke thënë se ata janë jashtëzakonisht të frikësuar.

“Kolegët nga këtu janë shumë të frikësuar. Gjysma prej tyre kanë frikë se si do të punësohen nesër, nëse vijnë këtu, prindërit dhe miqtë e tyre a do të arrijnë t’i ruajnë pagat të cilat i marrin, thjeshtë frikësohen dhe unë i kuptoj ata pse nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ardhur”, tha ajo.

Pas fjalimit të saj, njëri nga qytetarët kalimtar ka hedhur fjalë fyese ndaj studentes nga Beogradi. “Jo për opozitën e cila dëshiron ta shkatërrojë shtetin, e cila është e paguar dhe e cila nuk ua dëshiron të mirën as juve dhe as neve”, u shpreh serbi i Kosovës.

Kjo pastaj shkaktoi reagime të qytetarëve tjerë që ishin pjesëmarrës të tubimit, ku pati edhe përplasje verbale mes tyre. Pjesëtarët e policisë dhe të KFOR-it vëzhguan nga afër ngjarjen. /e.t

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV