Asnjë fitore me rivalët e përjetshëm, Interi rrezikon të kthehet si ai dështaku i Tohirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Objektivi është që Interi të largohet nga “Allianz Stadium” me kujtime të bukura. Zikaltrit rrezikojnë që të kthehen pas 10 vite, pikërisht në sezonin 2014-2015, kur nuk fitonte asnjë ndeshje në 4 duelet e Serisë A me Milanin dhe Juventusin.

Ishte Erik Tohir, president në atë kohë, Maxarri dhe Mançini trajnerë dhe Xherdan Shaqiri si fantazist. Ishte një tjetër jetë në atë kohë.

10 VITE MË PARË- Këtë sezon, skuadra e Inzagit ka koleksionuar 2 barazime dhe 1 humbje kundër Milanit dhe Juventusit në kampionat (pa harruar humbjen me kuqezinjtë në Superkupë). Në sezonin 2014-2015 zikaltrit barazuan 1-1 ndeshjen e parë të luajtur në Torino dhe humbën në “San Siro”. Vendimtarë ishin golat e Markizios dhe Moratës pas avantazhit të Mauro Ikardit.

Kundër kuqezinjve të drejtuar nga Inzagi në atë kohë, erdhën 2 barazime, golat e Menez dhe Obit, në një ndeshje dhe sfida tjetër me rezultat 0-0. Këtë vit Interi ka barazuar 1-1 me Milanin dhe ka humbur 2-1 sfidën e parë, ku Gabia u bë heroi. Kundër bardhezinjve Interi ka barazuar 4-4.

SFIDAT E MËDHA- Objektivi i parë është që të mos përsëriten të njëjtat gabime. Në ndeshjen e parë, soliditeti i zikaltërve u minua nga Françisko Konseisao, djali i Serxhos. Në minutën e 25-të, dribloi Mkitarianin në të djathtë dhe dha një top për Timoti Ueah. Jilldiz u shfaq hero në momentet finale, pasi shmangu Bisekun dhe Dumfrisin.

Pas 3 muajsh nga ajo ndeshje, zikaltrit duket se kanë vënë në vend mbrojtjen dhe janë shndërruar në sulmin më të mirë të kampionatit. Me këto armë Inzagi kërkon që të fitojë të paktën një ndeshje ndaj rivalëve të përjetshëm.

Lexo edhe :  Kombëtarja 'në kazermë', Sylvinho izolon ekipin! S'ka vizita dhe kafe

Këtë vit në duelet direkte nuk ka qenë me fat. Ka fituar vetëm ndaj Atalantës, Romës dhe Lacios, duke shënuar 11 gola në 3 ndeshje, 6 prej tyre bardhekaltërve, por ka humbur pikë me Milanin, Juven, Fiorentinën dhe Bolonjën. Ja një arsye pse sfida e së dielës në mbrëmje është e rëndësishme./k.k

Të fundit

‘Lista e PD, me besnikë të Berishës’, Açka: I duhen ushtarë kazerme me pushkë të nxehta

Deputetja Flutura Açka, në një intervistë televizive, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes së saj nga politika, duke kritikuar zhvillimet...

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Bufi premton shkrirjen e SPAK-ut dhe hapjen e TikTok-ut

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Berati. Gjatë një takimi me socialistët atje, ai përmendi Tik Tok-un, SPAK-un, teksa nuk ndali ironitë....

‘Fillime të reja’,ja ç’do ndodhë këtë javë në hyrjen e Vitit të ri Astrologjik

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Hekurudha e kombit

Nga Fatos Çoçoli Deri tani kemi vetëm Rrugën e Kombit. Në pesë deri shtatë vjet mund të kemi edhe hekurudhën e Kombit. Hekurudha Durrës-Prishtinë është...

E bujshme/ Arrestohet ish banorja e BBV, ja çfarë paska ndodhur!

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me...

Lajme të tjera

Web TV