Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani

Disa konstatime nga debati i “drejtësisë popullore” mbi rastin Veliaj.

Dua të them se këto vëzhgimeve  i takojnë publikut, interesit të tij dhe jo turmës.

1. Rrallë më qëllon të dakordësohem me Fatmir Xhafajn. Na ndan realisht një hendek i madh në mënyrën se si e konceptojmë të drejtën, ligjin dhe sistemin e drejtësisë. Por djeai ka anoncuar një të vërtetë të thjeshtë: “nuk mund të shkohet nga hetimi pasuror tek vepra penale, por anasjelltas”.

Krejt dakord.

I couln’t agree more.

Duhet ta kishte thënë këtë gjë edhe në rastin e Ben Ahmetajt, por nejse.

Ashtu duhet të jetë, por në të vërtetë vetëm ashtu nuk është. Arsyeja përse nuk funksionon ashtu siç thotë tashmë edhe Fatmiri është ligji spekulativ antimafia. Sipas atij ligji hetimi pasuror fillon edhe me indicie, krejt pa lidhje. Ai ligj, ashtu siç e shkroi vetë Fatmiri është abuziv.

Ndaj zgjidhja është ndërhyrja në atë ligj për të vendosur normalitetin. Madje për mua ai ligj duhet të jetë në trupin e Procedurës Penale, por temë tjetër ajo. Si fillim,këtë qëndrim Fatmiri duhet ta shkruajë në ligj.

2. Hetimet pasurore që kemi parë deri më sot bazohen në akte ekspertimi. Janë ekspertët ata që vlerësojnë edhe çmimet, edhe blerjet, edhe transaksionet financiare, edhe vlerën e pasurive. Prokurorët e gjykatësit janë plluqe në këto gjëra, pavarësisht njohurive individuale.

Në rastin Veliaj, sikur nuk më kanë zënë sytë ndonjë referencë ekspertësh, thjesht hamendësime prokurorësh.

Hetimet pasurore kërkojnë me çdo kusht vlerësime teknike e profesionale ekspertësh. Nëse ato mungojnë, hamendësimet janë të rrezikshme.

3. Drejtësia penale veçanërisht ka si shtyllë themelore habeas corpus. Pra faktin, ngjarjen, produktin, pasojën. Përveç një sasie parash të gjetur në kasafortë, nuk e di janë sekuestruar fustanet, brekët, bizhutë?!

Deri tani thuhet se ka fatura blerje, por produkti i blerjeve ku është?!

E kuptoj debatin e turmës mbi çmime e produkte të shtrenjta, por mesa kuptova drejtësia nuk ka asnjë produkt të tillë të sekuestruar.

4. Një grup bisnesmenësh gjenden nën hetim për këtë rast me pretendimin se ka ë sponsorizuar (si mjet korrupsioni i dyshuar kuptohet) evente artistike.

Lexo edhe :  Nga Elbasani, nis rrokullisja e PD

Nuk di të ketë ndonjë ndalim ligjor mbi dhënien e sponsorizimeve. Mjafton që ato të jenë bërë me bankë në këmbim të një akti juridiko-civil. Nëse nuk ka shkelje të ligjit, përse duhet të hetohen e të vendosen në skrutinitet?!

Po përgjigjes së thjeshtë që po i dhashë sponsorizim se më do qejfi, pa iu dashka përgjigjur direkt me procedim penal?!

Nuk po i hyj pastaj arsyetimit se “plaçka e korrupsionit” nuk janë sponsorizimet me bankë. Se aty dalim te turma pastaj.

Por insistoj, biznesi dhe qytetari që paguan çmimin e korrupsionit nuk është i korruptuari, por hallexhiu. I korruptuari është shtetari.

Nuk mund të ketë vepër penale mbi veprime që bazohen në ligj. Paligjshmëria është shkaku që të çon tek vepra penale.

5. Nuk e kuptoj insistimin e SPAK që nuk vlerëson deantologjinë e prokurorit të çështjes. Thelbi është ky, ai ka kërkuar një favor në bashkinë e Tiranës, të cilin nuk e ka marrë dhe për këtë duhet lënë të marrë hak?!

Po ça sistemi është ky, drejtësie apo hakmarrje?!

6. Fillimi i procedimit me anonimat, është pastaj tmerri i tmerreve.

Kjo duhet të jetë e ndaluar dreqi e mori. Shteti duhet të ketë një minimum burrnie që të përballet direkt me personin, dhe jo duke vënë në mes anonimatë.

Ja kaq janë vëzhgimet e mia, përtej turmës por gjithmonë në shërbim të publikes. Sigurisht nuk e di qëndrojnë apo jo elementët e tjerë të kësaj çështje, sepse nuk jam avokat i saj, por këto gjetje për mua janë shqetësuese për interesin publik.

Kush më njeh e ftoj të sjellë në vëmendje se vëzhgime të tilla kam bërë në kuadër të rasteve të mëparshme. Edhe atëherë nuk kanë qenë për turmën, por për publikun.

Kush do të ketë sy e veshë e të kuptojë këto janë shqetësime për të gjithë ne, jo për “mirë ja bënë qenit” të radhës.

Së fundi, cilido mik në këtë faqe që do më shfaqet me mendt e turmës, ndahet nga shoqëria me mua./    S,M

Të fundit

Konflikt në Kamëz, raportohet për të shtëna me armë zjarri

Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz. Është raportuar për...

Moti i keq/ Durrës, vonesa në nisjen e trageteve drejt Italisë

Prej disa ditësh, qyteti i Durrësit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi. Burime nga kapiteneria e përgjithshme detare thonë për...

Sonte ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia monitoron rrjetet për tregun e zi të biletave

Policia e Shtetit ka nisur një plan masash për shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri-Andorra. Agjentë të policisë kanë nisur...

Ngjela: Jemi 7.5 milionë shqiptarë në Ballkan

Nga Spartak Ngjela Budallallëqet e Beogradit kanë filluar të shfaqen rëndom nga shqiptarët në mediat shqiptare. Pse merreni me të shiturit?!! Janë dy shtete, thonë, të shiturit...

Udhëzimi/ Afati i dorëzimit elektronik brenda 31 Marsit

Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA është ulja e kufirit të nivelit të...

Lajme të tjera

Web TV