“Para të gjithëve kam motrën”, Rozana Radi demaskon Olta Gixharin (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania 4 riktheu Olta Gixharin në shtëpi, për të surprizuar motrën e saj, Gertën. Edhe pse thuhej më herët që dy motrat nuk flisnin me njëra-tjetrën, takimi i tyre u duk shumë i ndjerë, me përqafime e lotë.

Por më shumë se për Gertën, u duk se Olta kishte hyrë për t’i dhënë një mesazh Rozanës: “Motrën time Gertën, e kam para të gjithëve”

Kur Gerta u kthye në shtpi, pas takimit me Oltën, Rozana nuk mbeti pa ia kujtuar: “Por ato që kam thënë janë plotësisht të vërteta, por ajo çfarë më intereson sonte është dashuria jote për motrën”.

Kjo deklaratë lidhet me një debat të mëparshëm mes Rozanës dhe Gertës, ku Rozana i kishte thënë: “Pse s’flet me motrën tënde? Se motra jote ma ka uruar mua fitoren”.

Meqë Olta e kishte ‘harruar’ një fakt të tillë, Rozana Radi i ka kërkuar menaxherit të saj të publikojë bisedat. Në një video që qarkullon gjerësisht në rrjet, kuptohet se para hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother, Rozana Radi ka folur me Olta Gixharin, ku i ka treguar se do ishte një nga banoret. Gjatë bisedës dëgjohet qartë se:

Rozana: ….Po të flas si motër, po ti bëj çfarë të duash!

Olta: A, sa e bukur kjo! ‘Po të flas si motër’….Meqë ra fjala, do kesh edhe motrën time aty tek Bigu. Ajo s’ma ka thënë mua, por unë i marr vesh gjërat, sigurisht.

Pas mesazheve me zë, biseda vijon me shkrim:

Olta: Suksese shpirti. M’u bë qejfi shumë për ty dheeee do më bëhet më shumë akoma, kur të fitosh BB

Lexo edhe :  Do qeshni me lot, ky ishte komenti epik i Jozit pasi takoi mamin e Loredanës (Video)

Rozana: Zemraaaa love you. Hahahah s’kam firmos unë asgjë. Akoma jo një herë, s’di /   S,M

Të fundit

Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston...

Rama bashkëbisedon online me emigrantin, shkëmben batuta: Duke i dhënë makinës shoh Lulin

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në Vlorë, bashkëbisedoi me telefon me një qytetar që jetojnë jashtë vendit. Qytetari i...

Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Ardit Gjebrea ikën me vrap…

Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e...

Java nis me rrebeshe dhe dëborë, meteorologia zbulon si do të mbyllet marsi

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, raportoi në “Dita...

Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë, rritet Tirana

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV