“Çelësi” i Sigurmit të Shtetit deputet në Parlamentin e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sefer PASHA

Që nga dritarja e Bibliotekës Kombëtare, ball për ball me Xhaminë e Hetem Beut, shikoj të lëviz për ditë një njeri me qyrk të zi. Gjithnji i thoja vetes se ku e kam parë këtë njeri? Dhe e kujtova. Që kur ai njëzetë vjeç u rekurtua nga Sigurimi i Shtetit. Punonte pas të atit në një dyqan tek “Rruga Bardhyl”. Përgatisnin çelësa për qytetarët të cilët kishin nevojë. Djaloshi i ri u dërgua në Shkollën e Ministrisë së Brendshme në degën e Sigurimit të Shtetit. U diplomua për punëtor operativ. E specializuan për përgatitjen e çelësave kopil, ku ai ishte mjeshtër. Në një zyrë sekrete në lagjen “10 korriku” oficeri i Sigurmit të Shtetit i mbyllur mes xhamave të zinj përgatiste me dhjetra e me qindra kopje çelësash, të cilat i duheshin sektorit operativ për të hapur në fshehtësi dyert e atyre që ai i ndiqte këmba – këmbës. Dhe “çelësi” me oficerët e Sigurimit të Shtetit ka hapur qindra dyer në të gjithë Shqipërinë. Në shtëpi private, në hyrje pallatesh, në zyra e nëpër të gjitha ministritë. Çfarë nuk shikonte me grupin që futej misteriozisht nëpër lloj – lloj banesash. Kopjet e çelësave që ai i përgatiste kurrë nuk e lanë me gisht në gojë. Gjatë kontrolleve u fut në shtrate grash, në kasaforta e në bibilioteka. Filmoheshin armë të fshehta të padeklaruara, zarfe me dollar, foto “diversantësh”, kaseta porongrafike, aparate përgjimi e letra që vinin fshehtas që nga Amerika dhe Europa. “Çelësit” i pati qëlluar që kur hapte ndonjë banesë të befasohej me të papritura. Çudia më e madhe i ndodhi kur me grupin operativ vajti për të hapur derën e një vile në lagjen “10 korriku” afër së cilës banonte ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu. “Çelësi” kishte dëgjuar se në këtë vilë banonte një “personalitet” nga Kosova. Atij i shërbenin dy shurdhmemec. Ata nuk merrnin vesh se kush ishte ky njeri. Thuhej se me shurdhmemecët komunikonte vetëm një i madh. Po se kush ishte ky askush nuk e dinte. Vila mbështillej nga një mister i madh. Gjithsesi “çelësi” nuk dinte shumë gjëra. Detyra e tij ishte të kopjonte çelësat dhe “ustallarëve” tu hapte dyert. Natën që “çelësi” u fut me kapot në vilë shudhmemecët ishin nëpër banesat e tyre. Sigurimi i Shtetit kishte të dhëna të sigurta se edhe “personaliteti” nga Kosova nuk ndodhej brenda vilës. “Çelësi” e hapi derën e vilës dhe u fut i pari në dhomën e gjumit. Pas tij ishte grupi operativ. “Çelësi” tek dera e dhomës së vilës u bë gur. Në krevat ishte i mbuluar me çarçaf një njeri i vdekur. Edhe oficerët e Sigurimit të Shtetit shtangën. Një skenë të tillë krimi nuk kishin ndeshur. Qenë hapur me qindra e me mijëra dyer. E mbyllën derën dhe u larguan. “Çelësi” që nuk dinte shumë të nesërmen ndoqi komunikatat. Për habi në asnjë rajon policie atë natë nuk kishte raportuar për ndonjë vdekje. As të nesërmen. Policia e Shtetit nuk kishte shkuar në ndonjë vendngjarje. Po ky njeri që u gjet i vdekur tek vila e lagjes “10 korriku”ç’qe thoshte “çelësi” i mbyllur në zyrën e tij me xhama të zinj? Kurrë nuk e mori vesh. Atij i kishin thënë se do t’i shtrish këmbët sa ke jorganin. “Çelësi” ishte jorgani i tij. Sigurimi i Shtetit është një shtet brenda shtetit thoshte ai i tmerruar. Ky krim duhet të ishte gatuar nga vet Kadri Hazbiu. Pa dashur një degë tjetër në ministri kishte shkelur në dërrasë të kalbur. Ishin aksidentuar përbindëshat.

Lexo edhe :  Historia- Libri për fundjavën: "Historia e botës në 63 diktatorë"

Në vitet e demokracisë “Çelësi” e ndërroi xhaketën. U bë deputet. Ai qe i fshehtë e nuk e dinte askush se ç’punë kishte bërë? Nuk kishte dënuar njeri dhe nuk ishte marë me dosje. Çelësat ishin “shpella” e tij agjenturore. Ata nuk dëshmonin.

Deputet qëndroi katër vjet. Më vonë tek Rruga Bardhyl, ku kishte pasur dyqanin me të atin, e rihapi atë. Filloj të merrej sërish me zanatin e përgatitjes së çelsave. Qytetarët kanë nevojë për çelsat kur ata kanë difekte, humbasin apo ua vjedhin hajdutët. “Çelësi” e mbaroi “misionin” në shërbim të Sigurimit të Shtetit.

Të fundit

Asnjë kritikë! Pse filmi në Netflix ‘Adoleshenca’ po merr lavdërime të shumta?

Shikuesit dhe kritikët kanë grumbulluar lavdërime për dramën e Netflix-it ‘Adoleshenca’, ku shumë persona e quajnë atë si një shfaqje televizive...

Doni që parfumi të zgjasë me orë të tëra? Ja 5 këshillat që duhet të ndiqni

Nëse do të duhej t’i kategorizonim vajzat dhe gratë sipas aromës së tyre, ndoshta do t’i ndanim në dy grupe: ato që zgjedhin një...

“Berisha desh vdiq, doli si kufomë”, Ngjela për Gërdecin: SPAK ka prova të reja

Më 15 mars u përkujtua 17-vjetori i shpërthimit tragjik dhe krimit shtetëror të asaj kohe, ku në Gërdec u vranë në fabrikën e demontimit...

Ish-përgjegjësi i sigurisë në diskotekën në Koçan në lot: E paralajmërova pronarin

Blagojço Georgiev, ish-përgjegjës për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një intervistë për...

“Mbyllja e TikTok nuk është zgjidhje”/ Ekspertja: Aplikacioni zëvendësues më i rrezikshëm

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri ka shkaktuar reagime të shumta, duke ndarë përdoruesit në dy kampe. Disa e shohin atë si një...

Lajme të tjera

Web TV