Hashim Thaçi me probleme shëndetësore, ndërpritet seanca gjyqësore në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hashim Thaçi ka munguar në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai ka pasur probleme shëndetësore dhe për këtë e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lajmin e tha në seancë avokati i tij, Luka Misetiq.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha Misetiqi, raporton Nacionale.

Detaje për këtë dha edhe gjyqtari i rastit. Ai tregoi se Thaçi ka pasur nevojë të konsultohet me një mjek.

“I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti, dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij”, tha gjyqtari Smith.

Seanca tashmë po vazhdon. Avokati tregoi se Thaçi ka dhënë leje për ta vazhduar seancën.

“Më thanë se Thaçi dhe mjeku kanë nënshkruar dokumentin për ta vazhduar gjykimin”, tha Misetiqi.

Pas kësaj, gjyqtari ka urdhëruar që seanca të shkojë në seancë private dhe nuk dihet çfarë është diskutuar./e.t

Të fundit

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Arsyeja pse duhet të përfshijmë hithrën në dietën tonë

Në kohët e lashta hithra vlerësohej shumë nga mjekët e kohës. Dioskorides dhe Hipokrati, të cilët e zbuluan, e përdorën atë për të trajtuar...

Asnjë kritikë! Pse filmi në Netflix ‘Adoleshenca’ po merr lavdërime të shumta?

Shikuesit dhe kritikët kanë grumbulluar lavdërime për dramën e Netflix-it ‘Adoleshenca’, ku shumë persona e quajnë atë si një shfaqje televizive historike. Seriali britanik me katër pjesë...

Lajme të tjera

Web TV